Qyteti i harruar ilir befason të huajt: Ja çfarë është zbuluar në Shqipëri…

Mediat e huaja po i bëjnë jehonë një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri. Një perlë duket se do i shtohet trashëgimisë shqiptare.

Sipas revistës së njohur “Archeology”, në Shqipëri është zbuluar një qytet i humbur ilir.

Zbulimi është bërë nga arkeologët polakë në veriperëndim të Shqipërisë.

Qyteti 2-mijë vjeçar mendohet se është Basania, që është përshkruar nga historiani romak, Livi, gjatë diskutimeve të betejave të Gentit, mbretit të fundit të Ilirisë.

Deri më tani janë zbuluar portat e qytetit, dy bastione dhe mure të gjera prej guri.

Po ashtu janë zbuluar edhe monedha dhe qeramika pranë mureve, që datojnë në shekullin e katërt Para Krishtit.

Arkeologët thonë se qyteti është harruar pas disfatës me romakët, pasi nuk dihet se përse nuk është përmendur në shkrimet e mëvonshme.

basania1basania2basania3basania4
Shkruar Nga
More from Redaksia

Demi Lovato anulon koncertin në Londër, zbulohet shkaku

Demi Lovato është detyruar të heqë dorë nga koncerti i saj mbremjen...
Read More