Radarët e Himarës nuk i kapin dot gomonet e skafet. Nuk furnizohen as me energji

Radarët e dislokuar prej 9 vitesh në Himarë nuk arrijnë të identifikojnë në det mjetet lundruese si gomone apo skaf. Prej 3 vitesh në këtë qendër nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike, ç’ka vështirëson edhe më shumë punën e këtyre radarëve.

Edhe pse radarët janë instaluar në vendin prej vitit 2009 dhe ndihmë kryesore për këtë kanë dhënë vendet anëtare të NATO-s, përsëri funksionimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

Qendra Ndërinstitucionale Detare e Radareve që ndodhet në Himarë, prej 3 vitesh nuk ka furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Ky fakt bëhet i ditur nga burime kofidenciale, që thanë se prej kohësh një raport i hollësishëm qëndron edhe në pikën kufitare dhe të migracionit.

Një fakt tjetër interesant është se këta radarë nuk arrijnë të kapin mjetet e vogla lundruese si gomone apo skaf. Të vetmet mjete që mund të identifikojnë janë, tragetet dhe peshkarexhat.

Ndër të tjera, thuhet në raportin e rojës bregdetare, kur jepej sinjali nga qendra ndërinstitucionale për praninë e një mjeti lundrues në det, shpeshherë Delta Forca ndiqte dijet e saj detare, pasi saktësia e radarit lë shumë për të dëshiruar.

Institucionet pjesëmarrëse tek qendra e radarëve në Himarë janë Roja bregdetare, Policia kufitare, Drejtoria e përgjithshme e Doganave, drejtoria e Peshkimit dhe drejtoria kombëtare e bregdetit.

Për mosfurnizimin e rregullt të radarëve me energji elektrike, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm teknik,m Dritan Demiraj. Sipas tij, në një rast vërtet shqetësues, sinjali i radarëve është fikur gjatë një operacioni antidrogë të policisë dhe mjetet lundruese munden ti shpëtonin ndjekjes nga roja bregdetare.

Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij pengonte punën e policisë. Por ishte i menjëhershëm reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bella Hadid, një adhuruese e tenisit

Bella Hadid po e shfrytëzon maksimalisht Francën. Modelja 20-vjeçare ishte në Festivalin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.