‘Radha e Shkodrës’: Qarku i kryeqendrës së veriut nën ujë

Vijon të mbetet problematike situata në qarkun e Shkodrës për shkak të përmbytjeve. Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në ndihmë të banorëve në vështirësi.Qindra hektarë tokë gjenden nën ujë, prurjet e lumit Drin janë rritur. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2. Ndërkohë në qarqet e tjera të vendit janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe gurësh duke dëmtuar jo vetëm rrugët por edhe banesa.

Në njësinë administrative Dajç, janë përmbytur 430 ha tokë si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit. Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta.Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës.

Në njësinë administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 20 ha tokë.Prurjet e lumit Drin janë rritur shumë.

Në njësinë administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1000 ha tokë, si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka.Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Në njësinë administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore dhe janë gërryer rreth 3 ha tokë në 800 ml gjatësi. Në fshatin Kuç dhe Vukatane janë përmbytur 5 ha livadhe. Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.Aksi rrugor rural për në fshatin Bruçaj-Qafë-Thanë të Njësisë Administrative Pult është i bllokuar. Aksi rrugor rural Mazrek, në Njësinë Administrative Gur i Zi është i bllokuar, për shkak të reshjeve të dëborës.

Në bashkinë e Fushë Arrëzitfshati Apripë Guri është i bllokuar dhe ditën e sotme është dërguar 1 varkë nga FNSH Shkodër për ti ardhur në ndihmë kësaj bashkie.Në fshatin Gropat e Selcës të Kelmendit, është dëmtuar një segment rrugor me gjatësi rreth 1000 m, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Në fshatin Maklaj të Shkrelit, janë dëmtuar këmbët e një ure si dhe një segment rrugor me një gjatësi rreth 150m. Në fshatin Palvar dhe Culaj, të njësisë administrative Qendër, nga përmbytja janë dëmtuar 4-5 shtëpi. Në fshatin Kçar i Poshtëm, Njësia Administrative Gruemirë, janë përmbytur disa toka nga përroi i Rrjollit.

Qarku Dibër-Aksi rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, është i dëmtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 m. Firma kontraktore ka ndërhyrë duke e kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.Për shkak të kësaj rrëshqitje është dëmtuar banesa e shtetasit Bexhet Murrja. Aksi rrugor nacional Trebisht-Doganë, është i bllokuar në një segment për shkak të rrëshqitjes së skarpateve të rrugës.Firma kontraktore po ndërhyn duke e kthyer këtë segment rrugor të kalueshëm.

Aksi rrugor rural që lidhen fshatrat Ternovë e Madhe dhe Ternovë e Vogël, me Njësinë Administrative Fushë Bulqizë është i bllokuar nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave. Në fshatin Vlashaj, Njësia Administrative Shupenzë, është dëmtuar banesa e shtetasit Femi Dani nga rrëshqitja e tokës. Në fshatin Gjurras, Njësia Administrative Shupenzë, është dëmtuar banesa e shtetasit Qamil Teta nga rrëshqitja e tokës.

Në Bashkinë Klos, aksi rrugor rural Xibër-Tiranë është i pa kalueshëm. Në Bashkinë Mat është dëmtuar një banesë në fshatin Prell, Njësia Administrative Rukaj, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në 2 lagje të qytetit të Peshkopisë dhe Njësia Administrative Zall Dardhë, ka pasur mungesë me furnizimin me energji elektrike.Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Qarku Durrës-Në fshatint Murqin, Mallkuç të bashkisë Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë. Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe ka pësuar rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.

Qarku Kukës- Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave.  Po ashtu edhe akset rrugore rurale janë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpatave. Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme, bashkia Kukës dhe 2 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

Qarku Gjirokastër- Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masivit shkëmbor. Në fshatin Tërbuq, Njësia Administrative Odrie, bashkia Gjirokastër, rreth 100m mbi banesat e fshatit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash. Me kërkesë të Prefektit të Gjirokastrës kërkohen specialistë nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës. QKOEC menjëherë ka dërguar shkresë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ditën e sotme pritet që specialistët të shkojnë në vendngjarje për të bërë studimin e zonës.

Qarku Korçë- Në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit. Në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht.Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Propaganda e Alketa Xhafës: “Edhe muret kanë veshë”

Në ditën e Europës, artistja Alketa Xhafa Mripa shfaqi në Tiranë dhe...
Read More