Radikali holandez: Islami dhe liria nuk përshtaten me njëra-tjetrën

geert-0

Politikani populist holandez i të djathtës ekstreme Geert Wilders tha sot se feja islame është një kërcënim për vlerat evropiane dhe nuk mund të bashkëekzistojë me liritë e individit.

“Vlerat e holandezëve bazohen te kristianizmi, judaizmi dhe humanizmi. Islami dhe liritë nuk mund të përshtaten me njëra-tjetrën”, tha 53 vjeçari Wilders, në një intervistë me USA Today. “Këtë mund ta shohim në të gjitha vendet ku islami dominon. Ato kanë mungesë totale të lirive, të shoqërisë civile, të klasës së mesme, gazetarëve, homoseksualëve. Këtë po përpiqemi të importojmë edhe ne”, tha ai, duke u tërhequr më pas nga deklarata e mëparshme kur ka quajtur marokenët “plehra”. “Jo të gjitha ata janë plehra por disa të rinj marokenë i bëjnë rrugët e Holandës të frikshme. Nëse duam të rifitojmë vendin tonë, njerëzit e dinë se për kë parti të votojnë”, tha Wilders, duke iu referuar zgjedhjeve kombëtare pas te javëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident në Durrës, Makina kalon me shpejtësi në semafor, përplas tjetrën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një...
Read More