Rama: A ishte Wembley monument kulture? Po Qemal Stafa?

Nga Edi Rama

A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture?

Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t’ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme. Sot Wembley i ri, i ngritur ne te njejtin truall, eshte nje stadium ultramodern i gjenerates se fundit qe ofron kushte fantastike jo vetem per futbollin, po edhe sherbime, argetim, relaks per publikun, gjate gjithe diteve te javes.

Po “Qemal Stafa”?!

I cilesuar monument kulture vetem per shkak te fasades se tribunes qendrore, nderkohe qe gjithçka ka ne pjesen tjeter eshte monument vulgariteti, degradimi, pislleku, “Qemal Stafa” nuk permbush as kushtet minimale per diten e futbollit, lere pastaj per te shtate ditet e javes. Pozicioni i tij ne zemer te kryeqytetit eshte fantastik, nje shans vertet historik qe ta kemi stadiumin e ri kombetar ne qender e jo jashte qytetit. Dhe te kemi nje haperise te re jete urbane dite e nate gjate gjithe javes, aty ku sot kemi nje zone te vdekur gjate dites e te erret gjate nates, e cila ndriçohet vetem dy here ne vit nga derby Partizani – Tirona! Kosto e paimagjinueshme per te ruajtur nje fasade qe sado e bukur, nuk mund te justifikoje tere ate boshllek pa jete ne mes te Tirones?

13055487_10153662074121523_5809160517756028474_n

13087544_10153662074276523_8326164758926030530_n

11220847_10153662074451523_5327056817636889318_n

13055464_10153662074321523_8027204688769135140_n

13076699_10153662074496523_4119367035478361331_n

Shkruar Nga
More from Revista User

Shpikja londineze, autobusë që lëvizin me…kafe

Gjyshet tona thonin se mbetjet e kafesë mund të përdoren në shumë...
Read More