Rama akuzohet për një aneks



Kryeministri Edi Rama postoi disa foto nga ndryshimet që kanë ndodhur në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit.

13095845_10153663843476523_4562528873560930226_n

“Sheshi qendror dhe Bulevardi i ri me parkun horizontal të qytetit, të transformuar rrënjësisht përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, i kanë dhënë Kukësit një frymëmarrje të re, hapësira publike cilësore dhe mundësi të reja për ekonominë vendore,” shkruan Rama në FB.

Por kritikat mbeten. Disa thonë se sërish ka shumë pllaka dhe pak pemë.

Të tjerë thonë se duket si një shesh pa qytet, për shkak se ai duket i zhytur në terr.

Ndërkohë PD vijon të theksojë se Rama nuk është një dashnor i ambienteve publike.

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj tha se Rama ia ka dhënë bandave aneksin e stadiumit “Qemal Stafa”, ku ishte parashikuar të ngrihej një lulishte dhe një kënd lojërash.

“Edi Rama ka planifikuar që një truall të rëndësishëm në Tiranë, aneksin e Stadiumit Qemal Stafa ta vërë në dispozicion të një bande tjetër kriminale.

Më parë, kur bashkia drejtohej nga z. Basha, kjo zonë ishte parashikuar të bëhej lulishte, me kënd lojërash për fëmijët në shërbim të komunitetit. Por Edi Rama e ka fshirë këtë projekt, dhe ka në plan që tia japë bandës tjetër të preferuar, për të ngritur selinë e saj qendrore.

Bëhet fjalë për këtë truall që shihni në foto, në zemër të Tiranës, që nga lulishte jo vetëm për banorët e zonës por për mbarë qytetarët, shndërrohet në kullë betoni, kullë përfitimi, kullë zhvatjeje e korrupsioni. Siç është bërë publike, banda e Shullazit me Edi Ramën mori pronën dhe truallin më të çmuar në mes të Durrësit, godinën historike të hotel Vollgës.

Tashmë, Edi Rama po planifikon të shërbejë Shullazin dhe një bandë tjetër, lidhjet me të cilën janë të vjetra për të, qysh se u bë për herë të parë kryetar bashkie, me këtë truall në qendër të Tiranës. Kjo është qeveria e bandave që qëndrojnë mbi ligjin, që marrin prona publike, që ndërtojnë ku të duan. Ky është kryeministri i bandave, i bandave që vënë gjoba, që grabisin e plaçkisin qytetarët me tytën e armës,” tha Alibeaj.

13094338_10153663843566523_3670595137976699893_n

13095780_10153663843471523_999227764387015480_n

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Modelja Kate Upton ndan detaje tronditëse të ngacmimeve të pretenduara nga bashkëthemeluesi i Guess, Paul Marciano

Modelja Kate Upton foli hapur për abuzim seksual nga bashkëthemeluesi i Guess,...
Read More