Rama- Bashës: Të pres nesër! Kreu i PD: Flasim pas 1 qershorit



Ftesë nga lartKryeministri Edi Rama i shkruan kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Në letër, Rama thekson se e pret Bashën në Sallën e Hartave në Kryeministri duke nisur nga ora 11:00 e ditës së nesërme.

Kurse Basha, i cili pritet të udhëtojë për në Luksemburg, ku zhvillohet Samiti i PPE, thotë se do takohet me Ramën pas 1 qershorit.

LETRAT E PLOTA

Tiranë, me 27 maj 2016

Drejtuar: Znj. Greta Deljani

Drejtori i Kabinetit

Partia Demokratike e Shqipërisë

E nderuar zonja Deljani,

Duke marrë shkas nga shprehja publike e gatishmërisë së zotit Lulzim Basha për t’u takuar me Kryeministrin, zotin Edi Rama, jam e autorizuar t’ju komunikoj se ftesa që Kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur.

Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast.

Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave. Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij.

Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët.

Për rëndësinë e posaçme të këtij komunikimi, kjo letër do të publikohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mbetem në dispozicion për çdo detaj të organizimit të këtij takimi.

Me konsideratë,

Vali Bizhga

Drejtori i Kabinetit

Letra e Bashës

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Festivali i Venecias: Angjelin Preljocaj kineast, më rrallë se koreograf

Bazuar në novelën me të njëjtin titull nga Bastien Vives, Preljocaj ka...
Read More