Aktualitet

Rama: BE ‘shpoi’ tullumbacen e lajmit të rremë për kampin e refugjatëve






               Publikuar në : 09:54 - 25/06/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas mini-samitit të BE për emigracionin.


Rama tha se samiti nxori në pah gënjeshtrën e lajmit se në Shqipëri do ngrihet një kamp refugjatësh.

Sipas tij, ky lajm u prodhua nga ‘esadistët e rinj’ në Shqipëri.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan Rama në FB.


Etiketa: , , ,

Pas