Rama ‘dush të ftohtë’ Ditmir Bushatit, qeveria e re të dielën

Kur mbeten edhe pak ditë që të dalin emrat e ministrave të rinj, Edi Rama ia ka bërë të qartë Ditmir Bushatit se si e sheh ai diplomacinë e tij.

Me një fjalim “të tmerrshëm” në Ministrinë e Jashtme, Rama i quajti “të leshtë” ambasadorët dhe “atavike” diplomacinë tonë, që sipas kryeministrit “nuk na duhet më as për 4 muaj e jo më 4 vjet”.

Mes rreshtave, Rama përmendi “ministrin e mandatit të ri” duke lënë të paqartë nëse ky do të jetë Bushati apo jo, por diplomacinë shqiptare sot, e krahasoi me kohën e komunizmit në rutinën e saj.

Për këtë arsye, Rama tha se, duhet një përmbysje e madhe, një ripërtëritje dhe kreativitet në Ministrinë e Jashtme.

Rama përveç ‘kritikave’ që u drejtoi diplomatëve tanë që na përfaqësojnë në botë, dha dhe një lajm të mirë për ta, ndërsa theksoi se për ta do të ketë rritje rroge. Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se, tashmë ka ardhur koha që diferenca e rrogave mes vendeve të rajonit, të ngushtohet.

Mes të tjerash ai paralajmëroi se ka ende diplomatë që i cilësoi delenxhinj. Me ironi ai pohoi se nuk do që të kaloj tek shoferët, duke i etiketuar si ‘timonierë allçakë’.

“Për një vend të vogël si Shqipëria me një hall të parrëfyeshëm për të rifituar kohën e humbur, diplomacia jonë klasike (e jona nuk është klasike) nuk mund të jetë një opsion që ne mund të pajtohemi. Ne pajtohemi se me angazhimet tona nuk mund të kalohen me një notë verbale apo duke justifikuar rrogën më një artikull. Do çlirohemi nga prangat e diplomacisë. Ne nuk duhet na duhen diplomatë ë zgjohen nga gjumi dhe shkojnë për të fjetur. Nuk na ndihmojnë asgjëkundi diplomatë që ke dëshirë ti harrosh sapo ke kthyer shpinën se kur je me ta ke një sëkëlldi se mos të shohin.

Në këto 4 vite është bërë goxha pastrim nga parazitët, përveç arsyes për të shërbyer me dinjiteti. Por ende kemi diplomatë delenxhinj deh parazitë. Unë ju ftoj të ngrini zërin tuaj në ministri. Nuk po zbres tek shoferët e ambasadorëve, të cilët mund ti quaj timonierë allcak. Shqipëria që po ndërtojmë ka nënoje për njerëz që duna dhe dinë të flasin dhe që dinë të bëjnë miq. Ne nuk duhet të shesim një imazh të rremë, pro kemi të drejtën të themi se duhet të paraqesim më të mirën tonë”,- tha Rama.

Mes të tjerash ai shtoi se: “Duhet qartësi, përkushtim, disiplinë dhe një nivel tjetër organizimi mes shërbimit të jashtëm, kësaj ministrie dhe ministrive të tjera të zhvillimit në vend. Duhet të jeni të gjithë të bindur që unë e njoh volumin e madh të punës që ka shërbimi i jashtëm. Ka ende shumë për të bërë deri kur kjo pjesë kaq sensitive të kalojë tërësisht online. Nuk ka diskutim se rruga është e duhura, rezultatet janë inkurajuese.

As nuk diskutohet që ne do të bëjmë më shumë për të garantuar mundësi dhe kushte dinjitoze në punën dhe jetesën tuaj. U kam kërkuar ekspertëve tanë që të paraqesin disa skenarë të rritjes së kontributit financiar për ju. Diferenca e madhe e pagave mes nesh dhe vendeve të rajonit ka ardhur koha të ngushtohet dhe brenda këtij mandati të zerohet”.

Duke folur në Ministrinë e Jashtme për diplomacinë rutinë të Ditmir Bushatit, Edi Rama, tha se, emrat e qeverisë së re do t’i bëjë publike të dielen, ditë kur është njoftuar edhe mbledhja e Asamblesë së PS.

Është e qartë tani nga mesazhi i Ramës në Ministrinë e Jashtme, se Ditmir Bushati nuk do ta drejtojë më diplomacinë shqiptare.

Deri të dielen mbeten edhe 3 ditë dhe nuk dihet nëse Edi Rama do t’ia bëjë të qartë ministrave të tjerë planet e tij, apo do t’i lërë me zemër të ngrirë.

Kryeministri Rama u tregua i ashpër me ambasadorët tonë jashtë vendit. Rama u shpreh se, duhet një përmbysje e madhe, një ripërtëritje dhe kreativitet në Ministrinë e Jashtme, gjë e cila ka 20 e ca vite që nuk ndodh.

Po ashtu, mes të tjerat kryeministri bëri publike edhe formimin e një ministrie të re, Ministinë e Shtetit Jashtë Atdheut, pra një ministri të Diasporës.

Ndonëse Rama ka paralajmëruar më herët shkurtim dhe shkrirje të ministrive aktuale, duket se do të ketë edhe shtim ministrish, si ajo e Diasporës. Kujtojmë këtu se kjo ministri është kërkuar edhe më herët nga çamët.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike

“Smart City” (Qyteti i Mençur) në ditët e sotme nuk është më...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.