Rama e akuzon Bashën për tradhti: PD ka program testamentin e Esat Pashës

Kryeministri Edi Rama fajësoi opozitën për skepticizmin europian ndaj integrimit të Shqipërisë.

“Ata që merrem me Shqipërinë dhe ata të cilët janë në pozicion kundershtues e kanë të vështirë të kuptojnë se si ka mundesi që Shqipëria është i vetmi rast ku nuk ka konsensus dhe nuk ka unitet kombetar në komunikimin me të huajt por ka një opozitë që nuk lë gurë pa lëvizur për të shkatërruar këtë proces…”, tha Rama gjatë punimeve të Kuvendit.

Sapo kapërcen kufirin, sipas tij, është vetëm një flamur nuk je me një socialist apo demokrat por je një shqiptar që përfaqëson vendin tënd

“Një forcë e tërë dhe e organizuar dhe e votuar që sillet jo si të ishte PD që e do Shqipërinë si gjithe Evropa por si të ishte një forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës kjo është e pabesueshme…”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se edhe në Maqedoni e Bullgari, ku ka shumë konflikte politike, kur vjen puna për Evropën politika bashkohet.

“Në Maqedoni e dimë sa e vështirë është bashkëjetesa shumicë-opozitë, por kurrë nuk ndodh kjo që ndodh këtu te ne; Në Bullgari jeta politike është shumë konfliktuale, por qysh kur nisi përgatitja për presidencën bullgare, shumica dhe opozita u ulën në tryezë dhe u bënë bashkë sepse brenda kufijve ka mendje të ndryshme, si në çdo familje, por jashtë kufijve populli dhe flamuri janë një”, u shpreh Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nimo për Encën: Po të kisha mundësi, do të martohesha me të!

  Gjatë intervistës së pasdites në emisionin “Rudina”, e ftuara Enca Haxhia...
Read More