Rama e Basha takohen sot

 

Takimi Rama-BashaTashmë është e konfirmuar: Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohen për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike.

Bëhet me dije se takimi Rama – Basha do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në Presidencë.

Takimi mes tyre do të ndërmjetësohet nga presidenti Bujar Nishani.

Mbrëmë për herë të parë pas 74 ditësh, Lulzim Basha nuk e përkufizoi kërkesën për qeveri teknike, si kusht për zgjedhje.

“E kam thënë dhe e theksoj, se qeveria teknike dhe votimi elektronik, janë për ne, mjete për të realizuar kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nëse ka propozime, të cilat ofrojnë të njëjtat garanci, që ne deri më sot nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm dhe të hapur t’i diskutojmë”, tha Basha.

Qëndrimi i ndryshëm i Bashës, që është i gatshëm të dëgjojë prej Edi Ramës se çfarë ka për të ofruar për zgjidhje pa dhënë më parë dorëheqje, ishte një vendim që grupi parlamentar e mori pas një diskutimi me shumë pikëpyetje dhe dilema nga deputetët.

Jozefina Topalli tha se ishte e paimagjinueshme mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje.

Majlinda Bregu tha se është genocid të lesh 600 mijë votues të PD-së pa votuar, ndërsa Astrit Patozi mbështeti Bashën, por i kërkoi të bëjë mirë llogaritë gjatë negociatave.

Tani opozita pret ofertën e Edi Ramës, përballë ofertës së qeverisë teknike.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Nard Ndoka spektakolar

Nuk është politikani i spektaklit apo show-t, pavarësisht se ai është ndoshta...
Read More