Rama e dinte që do largohej? Reagon Tahiri: Ja pse ika!

Sa shumë spekulime që ka ngjallur lajmi për largimin e Saimir Tahirit nga Shqipëria!

Disa portale shkojnë shumë larg në pretendimet e tyre, kurse rrjetet sociale janë mbushur me meme.

Lapsi.al shkruan se kryeministri Edi Rama e dinte se Tahiri mund të largohej.

Në 23 tetor të këtij viti, Rama mbajti përpara deputetëve dhe ministrave të tij fjalimin e përjashtimit të Saimir Tahirit nga forumet e Partisë Socialiste.

Në fjalim Rama thotë se “u ka dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e nevojshme për kryerjen e një hetimi serioz, të thellë dhe shterues duke pranuar kërkesën për: dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit; detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore; ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar; garancinë pasurore dhe kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri”.

Por a është më e thjeshtë historia?

I kontaktuar nga Ora News, vetë Saimir Tahiri konfirmoi udhëtimin, ndërsa ironizoi lajmet ku bëhej fjalë për një arratisje të tij. Deputeti ka shtuar se do të kthehet në Shqipëri të shtunën në mbrëmje.

Gjithashtu edhe prokuroria, e pyetur nga Ora News, ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndalim për të dalë jashtë vendit për deputetin Saimir Tahiri.

Organi i akuzës tha se ai po hetohet në gjendje të lirë sipas autorizimit të dhënë nga Kuvendi.

Saimir Tahiri është aktualisht në hetim nga prokuroria e krimeve të rënda me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike si dhe korrupsion pasiv.

Për llogari të këtij hetimi, Kuvendi ka autorizuar prokurorinë për ta hetuar Saimir Tahirin në gjendje të lirë ndërsa ka refuzuar kërkesën për arrestimin e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Analizat që duhet të kryejnë gratë në menopauzë

    Menopauza është një proces natyral dhe nuk mund të parandalohet....
Read More