Rama flet për influenca malinje: Rusë me xhepa të thellë, kanë paguar për Lulzim Bashën

Të hënën në “Studio e hapur”, në News24 gazetarja Eni Vasili ka patur të ftuar Kryeministrin Edi Rama. Aktualiteti ka qenë i pasur me ngjarje këto kohë dhe shpjegimi i Kryeministrit, padyshim që do ishte i rëndësishëm, për të hedhur dritë dhe kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Por jo vetëm kaq. Rama do ketë mundësi të sqarojë shumë akuza që opozita ka ngritur ndaj tij këto kohë.

Kapjen e sasisë rekord të kokainës pak ditë më parë në Portin e Durrësit, opozita ka nxituar ta lidhë menjëherë me emrin e Edi Ramës dhe vëllait të tij.

Por kush është peshku i madh në këtë histori, çfarë informacionesh paraprake kishte vetë Rama për këtë operacion?

Rama gjithashtu do të flasë edhe për dritëhijet mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në politikën shqiptare, ndërkohë që ne tashmë jemi në një axhendë të mirëpërcaktuar perëndimore.

Si asnjëherë më parë ndoshta, kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” në News24 kur ka prekur një temë delikate që ishin akuzat personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij. Ai kujtoi akuzat e Berishës mbi atësinë e djalit të tij të madh Gregut dhe tha se e kishte gjetur poshtë krevatit të tmerruar e nuk pranonte të dilte që atje.

“Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada”,- tha Rama

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?

Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.

Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?

Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty (I drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).

Vasili: Edhe juve ju do…

Rama: E di e di. Vasili: Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon Rama: Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj. 

Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar.

Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej.

I ftuar në emisionin “Studion e Hapur” në News 24, kryeministri Rama është nxehur në momentin kur moderatorja Eni Vasili ka thënë se revista investigative “Mother Jones” shkruan për lidhje të Trump me Rusinë, duke shtuar se edhe Basha mund të jetë një nënprodukt i tyre.

Kjo pyetje e ka nxehur disi kryeministrin e vendit, duke i kujtuar Eni Vasilit “kafenenë e fshatit”.

Ai u shpreh se e vetmja gjë që i intereson është që Shqipëria të mos kthehet në një vend që do përdoret si mollë sherri mes Perëndimin e Lindjes.

“Mother Jones” është një gazetë e ekstremit të majtë, dhe shpeshherë flet për lidhe të Presidentit Trump me Rusinë. A besoni ju që Trump është i lidhur me Rusinë dhe Basha është një nënprodukt i tyre?

Rama: Kam ardhur në një studio serioze dhe jo në një kafene fshati. Tani çfarë do të thotë kjo që qenka “Mother Jones” ekstremiste e majtë? Historia e gjatë e komunizit ka lënë gjymtime të mëdha në mënyrën e të menduarit tek ne, ne merremi me mesazhin dhe jo me mesazherin…

I besoni lidhet e Trump me Rusinë?

Kam ardhur për Bashën unë këtu, dua që të investigohet nëse ka lidhje mes tij dhe një politike për të futur në Shqipëri mollën e sherrit. S’jam këtu për lidhjet e Trump. Këto të tjerat janë muhabete kafenesh. Nuk po flasim për “Motherin” por për pjellën dhe pjella është ky investigim.

Sonte në “Studio e hapur”, në News24 gazetarja Eni Vasili ka të ftuar Kryeministrin Edi Rama. Aktualiteti ka qenë i pasur me ngjarje këto kohë dhe shpjegimi i Kryeministrit, padyshim që do ishte i rëndësishëm, për të hedhur dritë dhe kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Por jo vetëm kaq. Rama do ketë mundësi të sqarojë shumë akuza që opozita ka ngritur ndaj tij këto kohë.

Kapjen e sasisë rekord të kokainës pak ditë më parë në Portin e Durrësit, opozita ka nxituar ta lidhë menjëherë me emrin e Edi Ramës dhe vëllait të tij. 

Por kush është peshku i madh në këtë histori, çfarë informacionesh paraprake kishte vetë Rama për këtë operacion?

Rama gjithashtu do të flasë edhe për dritëhijet mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në politikën shqiptare, ndërkohë që ne tashmë jemi në një axhendë të mirëpërcaktuar perëndimore.

Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar.

Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej.

Kush fshihet pas sasisë prej 613 kg kokainë që u kap në Maminas, a është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, tropojani Arbër Çekaj, peshku i madh i kokainës, apo ai është një bretkosë ashtu siç edhe u shpreh pak kohë më parë në një rrëfim ekskluziv për “News 24”.

Kryeministri i vendit Edi Rama thotë se nuk është ai personi që e përcakton se çfarë është pronari i kompanisë që kishte porositur kontejnerin me banane brenda të cilit u gjet edhe sasia rekord e drogës.

 

Flasim për pikëpyetjet e operacionit të kapjes së 613 kg kokainë, thuhet se u ndërhy në magazinë dhe nuk u prit më gjatë sipas opozitës, kemi një operacion të ndërprerë që droga të mos shkonte në destinacion?

T’ju përgjigjem këtu këtyre që s’dinë nga i marrin lekët…

Të njëjtat akuza bën edhe LSI…

E di atë historinë merre një gjë e ndaje përgjysmë, e njëjta gjë është…

Pse u ndërpre aksioni?

Unë jam kryeministër jo drejtor i Policisë së Shtetit. Nëse keni kuriozitet për të shuar, studiojeni me ekspertët e duhur se ekspert për asnjë çështje që lidhet me të vërtetën në PD nuk ka. Sa për mua di t’ju them se jam shumë krenar që kemi bërë atë operacion të jashtëzakonshëm i bërë nga agjencitë tona ligjzbatuese. E kam theksuar se agjentët tanë doganorë, ata njerëz që marrin ato rroga që marrin, policët shqiptarë, ata policë që marrin ato rroga që marrin përballë një tundimi kaq të madh

Arbër Çekaj pronari i “Arbri Garden” a është peshk i madh? Ai thotë se është bretkosë dhe se s’ka lidhje me kokainën që u gjet në kontejnerin me banane…

Bretkosë për të cilin ka pasur denoncim nga antidroga e Durrësit për një ngarkesë të kapur në Ekuador…por ky është një proces që drejtohet nga Krimet e Rënda, ajo është e mbështetur nga institucionet e tjera dhe gjithë agjencitë e tjera…se sa peshk i madh apo çfarë bretkose është ky, kjo nuk është çështje e kryeministrit të Shqipërisë.

/BW/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lamtumirë Gaqo Çako! Ndahet nga jeta simboli i operas dhe muzikës shqiptare

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur Gaqo Çako. Mësohet se Çako...
Read More