Rama: Grupet kriminale kanë akses teknologjinë e avancuar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në konferencën e organizuar nga Akademia e Sigurisë “Shkenca ligjore dhe sfidat e sigurisë”. Kryeministri ka folur për rilindje të kësaj akademie dhe tha se lufta kundër krimit është një luftë që zhvillohet në fushën e inteligjencës.

“Dua ta nis me premisën e qartë se lufta kundër krimit është një luftë që në radhë të parë zhvillohet në fushën e inteligjencës së mirëfilltë, në kuptimin e mendjes. Roli që po merr përditë e më tepër akademia e sigurisë në funksion të rritjes së kapaciteteve në këtë fushë është vërtetë kyç. Rëndësia e vendimit për t’i kthyer Policisë së Shtetit akademinë e saj në vitin 2015 pas 7 vitesh mungese të pashpjegueshme provohet përditë e më tepër në cilësinë e re dhe efektivitetit në rritje të policimit në çdo skaj të vendit. I jam shumë mirënjohës të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve të kësaj akademie për rilindjen e një vatre kaq të rëndësishme sa ç’është kjo akademi në funksion të rritjes së një gjenerate tjetër kuadrosh të Policisë së Shtetit, korrektesa e sjelljes dhe profesionalizmi i të cilëve janë një domosdoshmëri e vazhdueshme për Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi nevojën për rritjen e parametrave dhe teknologjisë në polici duke iu referuar përdorimit të teknologjisë edhe nga elementët dhe grupet kriminale.

“Ne të gjithë pa asnjë diskutim shohim me kënaqësi përparimet në këtë aspekt dhe presim me padurim brezat e rinj të akademisë së sigurisë që t’i bashkëngjiten policisë në terren në luftën kundër krimit. Jetojmë në një kohë ku zhvillimet revolucionare në fushën e teknologjisë përbëjnë edhe sfida më vete për institucionet ligjzbatuese. Jemi të vetëdijshëm se pas këtyre zhvillimeve nuk është vetëm shteti, trupa e angazhuar në luftën kundër krimit që mund të përfitojë por edhe vetë krimi nga ana tjetër. Sot është bërë e mundur që kushdo ka akses në teknologjinë e avancuar, ndaj elementet apo grupet kriminale kanë një kapacitet keqpërdorues në teknologji”, tha Rama.

Shkruar Nga
More from Revista User

Grabitet me dhunë qytetari në mes të Vlorës, ja çfarë thotë policia

Një grabitje ka ndodhur në mes të qytetit të Vlorës. Ngjarja është...
Read More