Rama- homologes polake: Krijo linjë ajrore me Shqipërinë, janë shtuar turistët

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Varshavë në një konferencë të përbashkët me homologen e tij polake, Beata Szydlo.

E para e mori fjalën kryeministrja polake, e cila gjatë takimit shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama falenderoi homologen Szydlo për mikpritjen dhe zbuloi një fakt se Shqipëria ndryshe nga një vit më parë ishte vizituar nga 74% më shumë vizitorë polakë.

Duke parë këtë rritje të vizitorëve, Rama inkurajoi kryeministren polake për krijimin e një linje ajrore direkte fluturimesh nga Polonia në Shqipëri, gjë që sipas tij do të sillte përfitueshmëri reciproke.

“Falenderoj kryeministren polake për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar, dhe gadishmërinë Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tashmë e integruar në BE, ka hedhur hapa të jashtëzakonshme. Kjo vizitë zhvillohet në një moment të veçantë të marrëdhënieve tona, pasi është 80 vjetori i marrëdhënieve të vendosura.

Kryeministrja preku turizmin si një nga pikat më domëthënëse të kohëve të fundit. Ka një potencial të madh të pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona ekonomike e tregtare.

Unë do e shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me opinionin publik polak, se këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë turistë polakë se vitin e kaluar, prandaj inkurajoj kryeministren për linjën ajrore direkte të fluturimeve drejt Shqipërisë, që do sillte përfitueshmëri reciproke.

Diskutuam edhe për propozimin e saj për konferencës e Tiranës që ne e mirëpresim me respekt. Ne do t’i jemi mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen Europiane të vendit tonë. Jam i bindur që kryeministrja do të jetë një ndër mbështetësit e mëdhenj të çeljes së negociatave me BE të Shqipërisë”,- tha Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj: Brenda dy viteve rehabilitojmë edhe zonat periferike

Zgjidhet problemi 25-vjeçar për banorët e Rr. “Besnik Hidri”, Bashkia e Tiranës...
Read More