Rama i përgjigjet ish-kandidatit për deputet: Ti më merr të keqen mua

 

Kryeministri Edi Rama vijuar replikat me komentues të shumtë në Facebok-un e tij.

Komentues të shumtë kanë shprehur pakënaqësi, por edhe vlerësime për qeverisjen e vendit nga Edi Rama.

Një nga komentuesit ka qenë edhe ish-kandidati i LIBRA-as për deputet në Vlorë, Krenar Brahimmuço, i cili ka komentuar:

“Të gjithë kështu jeni, ata që ikën, ju që jeni dhe ata që do të vijnë, se po nuk punuat për të huajt dhe po nuk sabotuat Shqipërinë nuk ju çojnë në pushtet, se ju të emëruar jeni, nuk jeni të zgjedhur.

Edi Rama: Ti Krenar më merr të keqen mua dhe neve që qeverisim sot, sepse gabime mund të bëjmë si çdokush që punon e punon shumë, po kurrë nuk i tradhtojmë interesat e shqiptarëve e të Shqipërisë! More vesh apo jo?!

Do ti s’do ti, kjo është e vërteta dhe të rroftë poza si udhëheqës në profil se as mendjen tënde nuk udhëhiqke dot si duhet.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama duhet të shkojë tek origjina e problemit, të gjejë kush është primum movens?

Nga Arjan Çuri Tashmë është bërë zakon që njerëzit, jo vetëm komunikojnë...
Read More