Rama i shtrin dorën, ish-ministri i Blair: Basha i ka fajet


Në Tiranë, kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kreut të opozitës shqiptare.

Oferta e tij për bashkëpunim vjen në kohën kur Rama është kthyer nga Brukseli, ku ka marrë vlerësime për punën e bërë në Shqipëri.

Fushata e tij në Bruksel ka qenë e gjithanshme. Ai ka ‘kërcënuar’ se Shqipëria mund të flirtojë me Kinën, nëse Brukseli nuk bëhet i gjallë.

Po ashtu në median e Brukselit kanë vërshuar shkrime kundër opozitës shqiptare.

Një i tillë është publikuar nga Doug Henderson, ish-ministër për Europën gjatë qeverisjes së Tony Blair në Britani.

Shkrimi është publikuar nga EuReporter.

Në shkrim thuhet se opozita shqiptare po pengon integrimin e Shqipërisë në BE, me fushatën e saj për ta portretizuar vendin si të kontrolluar nga mafia dhe të mbushur me drogë.

Autori shkruan se Shqipëria ka pasur gjithmonë një problem me drogën, por tani ka nisur t’i japë zgjidhje.

“Duke vendosur pengesa në rrugën e reformave të rëndësishme, PD po vendos në rrezik rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE,” shkruan autori.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mirela Topulli: Administratorja dhe aksionerja e firmës “Euroteam” që dhunoi gazetarin

Genci Angjellari, gazetari i emisionit investigative “Stop”, u sulmua nga një grua...
Read More