Rama i ulërin deputetes shkodrane, krenohet me stadiumin e Shkodrës



rama dhe stadiumiKryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deputetes shkodrane, Mimoza Hafizi, e cila kishte kërkuar llogari gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS se përse ishte shkarkuar një mësuese.

Hafizi pretendon se mësuesja është shkarkuar sepse është mbështetëse e grupit Blushi-Hafizi.

Por Edi Rama i është përgjigjur ashpër.

“Ministrja gënjen, ose kështu ta kanë servirur. Unë i kam të vërtetuara këto që them, nuk kam asnjë interes që t’i paraqes gjërat kështu”, mësohet të ketë thënë deputetja Hafizi.

“Ç’është kjo gjuhë? Ulu aty ti… ulu! S’ke të drejtë të flasësh, mbylle gojën! Kush ta dha të drejtën ty? Ulu…! ulu…!”, ishte reagimi i Ramës ndaj Hafizit, reagim që ka nxitur një debat të fortë në Grupin e PS-së.

Deputetja Hafizi ka kërkuar të marrë fjalën që të sqarojë rastin, por Rama nuk e ka lejuar të vazhdojë me tej.

“Çfarë është kjo gjuhë? Po kërkoj ta sqaroj dhe të mos thuhen të paqena”, mësohet t’i jetë përgjigjur Hafizi Ramës, e cila më pas ka dalë nga mbledhja duke përplasur derën.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Rama e ka nisur duke u krenuar me stadiumin e ri të Shkodrës.

“Stadiumi i ri i Shkodres Nga nje germadhe komuniste ne nje impiant spektakolar per sportin dhe jeten urbane,” shkruan Rama në FB.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Jepini popullit Presidentin e tij!

Nga Ervis Iljazaj* Institucioni i Presidentit në Republikën e Shqipërisë ka patur...
Read More