Rama kërkon t’u ‘marrë’ edhe PPE-në, PD: Na përjashtuat nga KSA


Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër një ditë më parë se kush ka mbështetjen e partnerëve.

Kryeministri Edi Rama paraqiti qëndrimet mbështetëse të kryediplomates së BE, Federica Mogherini.

Jo vetëm kaq, por Rama tha se ka edhe mbështetjen e të djathtëve europianë.

“Unë nuk e kam zakon t’i nxjerr letrat në televizor. Kam marrë një letër nga Presidenti i Partive Popullore, të cilin bashkë me Partitë Popullore e keqpërdorët duke e dezinformuar dhe pastaj ia nxorët letrën në televizor, për t’ju thënë shqiptarëve që Partitë Popullore po kërkonin arrestimin e Saimir Tahirit. Në letrën e tij, Presidenti thotë shumë thjeshtë, ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri,” tha Rama.

Kurse kreu i PD, Lulzim Basha tha se partnerët ndërkombëtarë janë duke u përgatitur për largimin e Ramës. Basha e paraqiti veten si palën e besueshme të Perëndimit.

Ndërkohë të premten, PD tha se “Qeveria për herë të parë pas një tradite 6-vjecare, ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Europian”.

Partia Demokratike në një reagim të saj shkruan se “prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian”.

“Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur ‘qeveria Rama’ u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.

Në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.

Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama kërkon një ’18 maj’ të dytë, fton Bashën në bashkëpunim: Ta bëjmë për Evropën

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri ka futur politiken në një debat gjithëpërfshirës,...
Read More