Rama: Koalicion me Metën në 2017? Nuk është ky momenti



Edi Rama dhe Ilir Meta“Unë jam krenar, por jo i kënaqur sepse ka shumë për të bërë dhe më e rëndësishmja, rezistenca që na bëhet, jo vetëm nga PD, por nga të katër anët është rezistenca e të shkuarës dhe e gjithë zakoneve të këqija, në raport me përpjekjen për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për gjeneratën tjetër…”

T’ju bëj një pyetje për formularët e dekriminalizimit. Tani që letrat janë hapur, mendoni që ka ardhur koha që partitë e mëdha duhet të kërkojnë një ndjesë publike për ata që janë zgjedhur në parlament, bashki e kudo?

Së pari, tani besoj që është e qartë që jemi në kushtet e Sudes kur doli dhe tha që kjo ishte loja, me ndryshimin që te SHQUP-i nuk po del njeri dhe të thotë që kjo ishte loja, por faktikisht njerëzit e kanë kuptuar që kjo ishte një lojë, pasi faktikisht as 19 kriminelët e paralajmëruar nuk janë zbuluar, asnjë deputet i PS nuk rezulton të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, që është ligji më i ashpër, unikal në botë, antikushtetues në thelb, por me vullnetin për t’ia lënë PD të gjithë hapësirën që të vërtetojë akuzat e veta. Unë jam krenar që i vetmi kontribut që kemi në atë ligj, kontribut specifik i PD, është futja e nenit për ta shtrirë këtë proces pastrimi në administratë, pasi PD e kishte vetëm për të zgjedhurit. Rezulton se ata janë në një telash shumë të madh sepse ju kanë dalë nga ferrat personazhe që deri dje PD mbase nuk i dinte, apo nuk i konsideronte brenda grupit të vet parlamentar.

Nuk ka ndjesë? Nga ana juaj të paktën? Nuk e shikoni të arsyeshme?

Për çfarë?

Po dy prej ish-deputetëve të mazhorancës nuk janë më në parlament, njëri ka lënë mandatin për çështje të së shkuarës, ndërsa tjetri është në gjyq.

Së pari, edhe ky është një proces i madh balte dhe kriminalizimi të njerëzve, pasi ne sot jemi në kushtet kur aplikojmë ligjin dhe është ligji ai që vendos se kush janë ata që nuk e meritojnë të qëndrojnë aty dhe kush mund të qëndrojë dhe fakti që asnjë deputet dhe i zgjedhur i PS nuk cenohet nga ky ligj, tregon që kemi qenë të hapur, të vërtetë dhe pa pretenduar se ne jemi engjëj dhe demokratët janë djajtë, ne jemi thjesht më të mirët sepse besojmë në disa vlera dhe parime që e bëjnë të majtën një forcë progresive dhe që ka epërsi në këtë territor.

Tani po shkoni të takoni Ilir Metën, ai flet më shumë për refugjatët sirianë, ju për Trump sesa për koalicionin dhe të ardhmen e 2017-s, e keni vendosur do jeni bashkë?

Jemi në një koalicion që mund të konsiderohet reformist, që ka garantuar nisjen e një kthese të vështirë në të gjitha drejtimet. Janë bërë një numër reformash që nuk ishin bërë në 20 e kusur vit. Unë jam krenar, por jo i kënaqur, sepse ka shumë për të bërë dhe më e rëndësishmja, rezistenca që na bëhet, jo vetëm nga PD, por nga të katër anët, është rezistenca e të shkuarës dhe e gjithë zakoneve të këqija, në raport me përpjekjen për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për gjeneratën tjetër. Në këtë aspekt, koalicioni e ka kryer detyrën e vet. Sa i takon të ardhmes, ka gjithmonë një moment për të bërë gjërat dhe momenti për të bërë bilancin dhe strategjinë e katër viteve në vijim, do të vijë, por nuk është ky.

Marrë me shkurtime nga emisioni “Top Story”

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Anisa ngre padi: Më kanë kërcënuar

Anisa, 21-vjeçarja që denoncoi skandalin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, ka...
Read More