Rama largohet nga Kuvendi me mbrojtje speciale, Duma-protesuesve: Salla është e juaja

Një nga tymueset e hedhur në sallën e Kuvendit iu drejtua kryeministrit Edi Rama.

Por punonjësit e Gardës e kanë mbrojtur me çadër.

Kurse deputetja e PD, Grida Duma gjatë fjalës së saj përpara protestuesve u ka bërë thirrje që të futen brenda parlamentit dhe të nxjerrin jashtë politikanët.

“Salla është e juaja”, u është drejtuar Grida duke shtuar më tej se nuk duhet të lënë më asnjë minutë që të kalojë.

“Sot kërkohet nga ju qendresë. Boll më! T’i nxjerrim ata burra e gra jashtë që duan të marrin kryeprokurorin”, shtoi më tej Duma.

Protestuesit kanë çarë kordonin e parë të sigurisë, si dhe kanë hedhur tymues të shumtë.

Nërkohë Basha para gazetarëve e quan zgjedhjen e Prokurorit të paligjshëm dhe puç politik në mbrojtje të mafies së drogës.

Ndërsa Berisha deklaron para gazetarëve se Edi Rama më ndërpreu fjalën pasi ma kishte dhënë Kryetari e Kuvendit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nuk do e besoni, por ai është … 23 vjeç

  Këto foto tregojnë një person të ‘ngecur’ në trupin e një...
Read More