Rama: Lufta me krimin s’është lojë politike, një drejtësi e re po vjen


Kryeministri Edi Rama reagoi pas prezantimit të nisjes së operacionit policor ‘Forca e ligjit’.

Vetë Rama e transmetoi live këtë ngjarje në faqen e tij në FB.

Sipas Ramës, lufta ndaj krimit nuk është një lojë politike.

Ai tha se një drejtësi e re po vjen.

STATUSI I RAMES

Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe

– LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj.

Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen🇦🇱🇪🇺🇺🇸

Shkruar Nga
More from Redaksia

Europa nuk është gati për Shqipërinë dhe Ballkanin

Nga Ervis Iljazaj Lajmi se Holanda ka kërkuar vendosjen e regjimit të...
Read More