Rama: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon ka ndryshuar…

Teksa foli për të ardhmen e Partisë Socialiste dhe se kush mund ta trashëgojë atë më vonë, kryeministri Edi Rama, njëherë kreu i selisë rozë pohoi se marrëdhënie e tij me liderin historik të socialistëve është e mirë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Llogara, Rama theksoi se marrëdhënia me Nanon është e një cilësie tjetër, krahasuar me atë të pak kohëve më parë. Mes të tjerash ai tha se PS nuk trashëgohet, por fitohet.

Marrëdhënia ime me Fatos Nanon është me cilësi të tjera se para disa kohësh. Unë se kam marrë PS me trashëgim. Kush do vij para duhet ta fitojë jo me trashëgim”,- tha Rama.

Duke qëndruar në këtë linjë ai përmendi edhe djalin e tij të vogël Zaho, ndërsa shtoi se nuk e di nëse ky i fundit do të merrej me politikë që mund t’ja trashëgonte PS të birit.

“Zaho është ende i vogël dhe do vendos vetë nëse do merret me politikë. Ndaj PS nuk mund t’ja trashëgojë atij”,- theksoi Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nga Jala, Luan Rama- të rinjve: Jemi opozitë më e mirë se PD

Pas Vasilit ka reaguar edhe zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.