Rama me Mogerinin: Presim me padurim çeljen e negociatave


Kryeministri Edi Rama ka takuar në Bruksel shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerini.

Pas takimit ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

“Faleminderit dhe është një kënaqësi si gjithmonë që të vij t’iu takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm”, tha Rama.

Kurse Mogerini u shpreh: “Është një kënaqësi për mua të mirëpres, përsëri, Kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Nën lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE.

Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm”.

Më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi se “integrimi është mundësi për të lënë mënjanë fantazmat e së kaluarës”

Në Samitin e Ballkanit të organizuar nga ‘Friends of Europe’, Rama tha gjithashtu se procesi i integrimit në BE për rajonin mbetet një forcë lëvizëse e rëndësishme për të ardhmen.

I pyetur në lidhje me largimet në Ballkanin Perëndimor, Rama ka thënë: “50.000 u larguan në Kroaci vitin e kaluar, askush nuk po flet për të. Sigurisht që njerëzit do të largohen dhe njerëzit do të vijnë.” 

“Sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme është ajo çka e bën më tërheqëse për tu anëtarësuar në BE”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Deputeti shqiptar i Preshevës, voton pro kryeministren e re të Serbisë

Ana Brnabic është edhe kryeministrja e shqiptarëve të Serbisë, pasi ka marrë votën...
Read More