Rama me Spiropalin, Basha flet me Berishën… Çfarë s’u pa nga parlamenti

Parlamenti është shndërruar sot si në shumë raste arenë përplasjesh e debatesh. Tone të larta, akuza, gjeste e madje deri edhe peshq origjinalë panë sot gjithë shqiptarët në vendin ku miratohen ligjet. Disa momente nuk janë kapur nga kamera por nuk i kanë shpëtuar objektivit të fotoreporterëve.

9-1

Picture 1 of 12

LSA ka publikuar disa prej tyre. Në një moment Basha dhe Rama shihen shpinë më shpinë në korridorin midis dy radhëve të karrigeve. Ndonëse kryeministri flet shpesh me fjalë të mira për rivalin e tij politik, këtë radhë gjullurdia e bërë nga opozita duket se e ka distancuar nga kreu i PD-së.

Më tej Basha shihet teksa flet me Berishën, me sa duket për të marrë ndonjë këshillë nga lideri historik i PD-së. Një sherr i madh zhvillohet mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së ku shihen duke folur dhe mimika të acaruara.

Ndërkaq pas ndërprerjes së seancës, kryeministri Edi Rama largohet me deputeten e PS-së Elisa Spiropali nga parlamenti.

Deputeti demokrat Ervin Salianji, krijoi një precedent në parlament duke sjellë një peshk gjigant në valixhe. Shihni fotot.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qeverisë i duhen 50 milionë euro për energji, për dy muaj

Shqipërisë do t’i duhet të shpenzojë të paktën 50 milionë euro të...
Read More