Rama merr çmim në Shtëpinë e Bardhë: Shqipëria rrezaton

 

Kryeministri Edi Rama mori një çmim të rëndësishëm në SHBA, që shkon si vlerësim për mbarë shqiptarët.

I ftuar në SHBA nga lobi i fuqishëm izraelit, Rama ka falenderuar shqiptarët, që kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton, gjithnjë e kudo, me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre, gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore,”shkruan Rama në FB.

Foton e nderimit, Rama e vendosi edhe si foto dite.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Dhimbja e kokës nga sinoziti, shenjat, shkaqet dhe trajtimi

Të gjithë personat që mjekohen për një ose më shumë sëmundje kronike,...
Read More