Rama në konferencë të posaçme për shtyp: Dokumentet dhe vërtetimet që do të tërhiqen online

Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët nuk do të qëndrojnë më në radhë për t’i marrë të gjitha dokumentet dhe vërtetimet.

Këto shërbime tashmë i ofron shteti përmes portalit online “e-Albania” dhe që duhet t’i nxjerrë në moment sapo qytetari i kërkon.

Kreu i qeverisë theksoi se heqja e burokracive të tilla shkurton 56 vjet pritje të qytetarëve për të marrë dokumente.

Pjesa më e madhe e vërtetimeve dhe dokumenteve ofrohen me detyrim nga shteti përmes portalit “e-Albania” dhe administratës i është dërguar me shkrim urdhri.

“Sot ne jemi në një situatë të ndryshme kur ishim vetëm pak ditë më parë, pasi ka një numër të konsiderueshëm letrash që përkthehen në rrugëtim e shpenzime që nuk duhet t’u kërkohen më qytetarëve nga shteti.

Duke filluar nga çertifikata personale e familjare. Qytetarët të refuzojnë çdo kërkesë të çdo zyre për çertifikatë dhe lekë dhe të kërkojnë aty në sportel që cilido që u kërkon një gjë të tillë, ta bëjë vet. Çertifikatat personale, çertifikatat familjare janë aty. Vërtetimet e pensionit po ashtu. Konfirmimet për gjendjen aktive të mjetit, vërtetimet për lejet e ndërtimit, kopje e kartelës së pasurisë janë të gjitha dokumente që janë aty.

Aty ku këto dokumente kërkohen, i takon nëpunësit përkatës që t’i sigurojë këto për llogari të qytetarit. Ndërkohë, ministri i Financave dhe Ekonomisë ka urdhëruar të gjitha institucionet e varësisë që të mos kërkojnë më dokumentet e mëposhtme:

-Çertifikatën e regjistrimit

-Ekstraktin historik të kompanisë

-Vërtetimin për regjistrin e investitorit

-Vërtetim për individë të paregjistruar

-Vërtetim statusi

-Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

-Dëshmi penaliteti

-Dhe të gjitha llojet e dokumenteve që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.

Për të gjitha këto është shteti, administrata që duhet të marrë masa t’i garantojë përmes sistemit “e-Albania”.

Kjo do të thotë 56 vjet pritje që konsumohen nga qytetarët, kompanitë thjesht dhe vetëm për të marrë vërtetime”.

Kreu i Qeverisë paralajmëroi gjithashtu se ditët në vijim do të hiqen të tjera dokumente për të lehtësuar burokracitë.

Rama këshilloi qytetarët që të refuzojnë çdo kërkesë që u bëhet për të marrë çertifikata tek gjendjet civile, pasi këto dokumente nxirren online në moment nga nëpunësit e administratës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Norma të reja interesi për Kreditë Hipotekore, sepse Intesa Sanpaolo Bank Albania e di se çfarë ju nevojitet!

Ke gjetur shtëpinë e ëndrrave dhe dëshiron ta blesh? Apo do thjesht...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.