Rama: Nesër edhe Stadiumi i Ri Kombëtar edhe Teatri i Ri Kombëtar do të jenë…

Sheshi “Skënderbej” është diskutuar shumë së fundmi për hapësirën e ofruar dhe pamjen reklaksuse që shijojnë qytetarët pasi ju ndalua lëvizja makinave.

Shumë diskutime ka patur edhe për stadiumin e ri që po ndërtohet si edhe për Tatrin Kombëtar që kërkohet të shembet dhe të ndërtohet një i ri.

Referuar gjithë këtyre diskutimeve, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status që po jua përcjellim.

Statusi shoqërohet me foton më lart.

Nga Edi Rama

Kur 10 vite më parë, thosha se Sheshi i Ri Skenderbej do jetë ndër hapesirat më të bukura publike të Europë, çfarë nuk më dëgjuan veshët🙈

Sot, Sheshi i Ri Skënderbej, pasi u bllokua si kantier, u shkatërrua për t’u zëvendësuar me një rrethrrotullim makinash me një kurabie bari në mes dhe, më në fund u rindërtua e përfundua, është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë😊

Të shohim nëse do të shpallet fitues, por sidoqoftë ka marrë tanimë edhe vulën më prestigjoze europiane, si një ndër hapësirat më të bukura publike të Europës👍

(Prandaj, ata që hidhen përpjetë sapo shfaqen të rejat që sjell vizioni e këmbëngulja modernizuese në hapësirën tonë të përbashkët, bëjnë mirë ta nxjerrin mësimin nga kjo histori, sepse nesër edhe Stadiumi i Ri Kombëtar edhe Teatri i Ri Kombëtar, do të jenë në të njëjtën kategori të Familjes Europiane të veprave të bukura urbanistike e arkitektonike, siç është tanimë Sheshi i Ri Skënderbej)🤫

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zëri i Amerikës: Dhunimi i Xhisiela Malokut u mbajt i fshehur për mbi dy muaj

    VOA - Gjykata e Krujës urdhëroi arrestim me burg për të...
Read More