Rama: Nuk më vjen keq për largimin e shqiptarëve! Dorëheqja ime? Ndodh shpesh…

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një intervistë direkte në televizionin francez “France 24”.

Rama foli për hapjen e negociatave, por edhe problemet që shoqërojnë Shqipërinë para hapjes së negociatave me BE-në.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se vendi ka rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe për këtë arsye, KE-ja rekomandoi hapjen e negociatave.

Është plagosur një gazetar në Shqipëri…

Nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare.

Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?

Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpesh herë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha.

Keni rezultate konkrete në luftën kundër drogës?

Kemi shumë rezultate që janë themelore. KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave në të kundërt. Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE për tu bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave. Kjo është një punë në vazhdim

Europa po vuan nga kriticizmi…

Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja: sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të vijnë në Shqipëri.

A patët përshtypjen se në Samitin e Ballkanit dyert e BE-së u hapën për ju?

Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për të shkuar drejt thellimit të Unionit përpara se të zgjerohet. Si dhe një thellim të reformave përpara se të bëhemi anëtarë.

Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Evropës, janë thjesht një udhëtim për të vazhduar drejt reformave dhe për të parë nëse i kemi përmbushur këto reforma apo jo.

Për ju e ardhmja e vendit është Evropa?

Është e vetmja e ardhme e mundshme.

Shqiperia ka perqindjen me te madhe të të rinjve që emigrojnë ne BE, cila është arsyeja qe largohen?

Ka një periudhë që vijoi pas izolimit të Shqipërisë, vendi u hap, njerezit largohen, kthehen sërish, është ndryshimi i sistemeve që e sjell këtë gjë nga njëra anë dhe nga ana tjetër mendoj qe eshte normale qe njerezit te largohen.

A nuk ju vjen keq për këtë?

Jo, nuk na vjen keq se historia na tregon se vendet që janë më të pasura sot në Evropë kanë qenë të varfra ku njerëzit kanë emigruar janë kthyer pas me kultura e kapacitete të reja duke i bërë vendet e tyre me te pasura.

Erdogan ka deklaruar se ka investuar 3 miliard euro në Shqiperi edhe një aroport në Vlorë. A i mbështesni ju keto investime?

Bëhet fjalë për 30 vite bashkëpunim, s’janë 3 miliardë të ditës së sotme. Sic ndodh edhe në vende të tjera secili ka lirinë për të bërë biznese qofshin ndërmarrje turke, ruse.

Pra nuk po i kërkohet të zgjerojë influencën e tij në Ballkan e vecanërisht ne Shqiperi?

Shqiperia me Turqine ka një miqësi prej kohësh, eshte vend muslimanësh e të krishterësh por feja e sotme është Evropa.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vitet e Ryan Gosling në Tapetin e Kuq

  Ryan Gosling është vetëm 37 vjeç, por ai tashmë ka pasur...
Read More