Rama nuk ndal sulmet ndaj mediave: Fekale… Mbron Fatmir Xhafajn!

 
Kryeministri Edi Rama dha dje një intervistë për rrjetin e njohur Euronews. Këta të fundit insistuan sidomos tek çështja e lirisë së medias.

 

Duke cituar raportin e “Reporterëve pa kufij”, ata e pyetën Ramën për fyerjet që lëshon ndaj mediave, duke i quajtur kazan, helm dhe armiq publik.

“Kur them ‘kazan’, e kam fjalën për lajme false, pasi nuk përkthehet mirë në shqip. Nuk kam fyer kurrë një gazetar,”tha Rama.

Por Euronews insistoi, duke e pyetur se përse thuhet se standardet janë manipuluar në favor të qeverisë.

“Ky është një tjetër budallallëk”, tha ai.

“Media po gënjen shumë këto ditë, ky është problemi”.

Të mërkurën, teksa po fliste për çështjen e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij, Rama vazhdoi sulmet.

“Gojë të shqyera të politikës fekale dhe fekaleve të kanaleve  mediatike,” tha Rama për audio-përgjimin.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste me vizitën e tij në Francë dhe takimin me presidentin Macron por shumë shpejt ka kaluar tek akuzat e opozitës.

Ndonëse nuk e ka përmendur fillimisht çështjen “Xhafaj”, Rama tha se opozita është sulur me tërbim për të hedhur në erë negociatat në pritje të përgjigjes së qershorit dhe se kanë frikë nga drejtësia.

“Duke mos lënë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë që të sabotojë këtë përpjekje të shoqërisë sonë. Ata thonë se po pengojnë qeverinë e drogës por ata po tentojnë të pengojnë vetë Shqipërinë. Vulëhumbur pa atdhe të çoroditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të lirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i tyre, ata janë sulur me tërbim. Jo vetëm që këtyre të paudhëve ma din e iman, i gënjen mendja se duke minuar negociatat, duke i hedhur në erë do t’i kthejnë njerëzit kundër nesh me pushtet e rrëmujë për të marrë peng drejtësinë por e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen ne negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për të sepse ajo hyn deri në fazën e fundit të hapjes së kapakëve. Ndërkohë që e ardhmja e drejtësisë afrohet, haraçin për çka po i punojnë Shqipërisë në këtë moment vendimtar ata do ta paguajnë një më një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë”.

“Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese, e vënë në skenë për t’i thënë Europës që ky është një vend ku minsitria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës. Dhe sa të jetë Edi Rama në Qeveri, nuk mund të jenë asgjë tjetër vetëm eksponentë të botës së krimit global”.

Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh dënimin me burg të vëllait në Itali për një vepër të kryer 15 vjet më parë. Ky sekret mafioz u shpërnda jo vetëm në median tonë, e cila pati një shok amnezik, por u shfaq në të gjitha faqet e Facebook të kryeministrave të vendeve të BE-së. Lavdi Zotit që populli ka opozitën është sy fajkua dhe sy çakall”.

Ai shtoi se ka kërkuar agjenci të specializuar ndërkombëtare për ekspertizë shkencore të përgjimit audio të publikuar nga opozita.

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e ka thënë prerë sot nga mbledhja e grupit parlamentar te PS-së se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk duhet të përgjigjet, jo ligjërisht, por as moralisht.

“Një udhëheqës e një parti nuk matet me një individ brenda llojit që mund të gabojë apo që mund të bëjë edhe krime, por matet me se si reagon ndaj gabimeve dhe veprimeve të tyre të papranueshme. Integriteti moral i një shumice nuk matet me një individ nën akuzë, por me mënyrën se si pozicionohet në raport me ta. 100 herë po t’i ktheheshim kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit do të mbanim të njëjtin të njëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtin fjalim”– tha Rama.

“Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqrave. Akuzat nuk vijnë nga organi i drejtësisë, por ato nuk mund të neglizhohen si shumë e përlumë akuza dhe as nuk lihen me sqarimet e radhës sepse tanimë në majën e thikës se tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg….”, tha Rama.

Sipas tij, në këtë histori nuk ka pasur asnjë të panjohur.

Në reagimin e tij të parë pas publikimit të audiopërgjimit për vëllain e Ministrit të Brendshëm nga ana e Partisë Demokratike, e cila akuzon Agron Xhafajn se vazhdon trafikun e drogës, edhe tani që i vëllai është ministër, Kryeministri Edi Rama tha se kjo është “një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese”.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik me te cilin synon destabilimi i qeverisjes…”, tha Edi Rama, duke iu referuar audio-pergjimit te publikuar nga PD-ja per vellarin e ministrit te Brendshem, Agron Xhafaj.

Rama tha gjithashtu se ajo qe ka percjelle PD-ja edhe ne kancelarite diplomatike nuk është gjë tjetër vecse nje overdoze balte.

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi”, tha Rama duke shtuar:“Ne nuk jemi ata. As nuk jemi si ata dhe as nuk mund dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, as të pagabueshëm dhe as të pakritikueshëm. Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët marrim përgjegjësi për vendin dhe mbajmë përgjegjësi për veten.”

 

Duke e konsideruar të gjithë historinë e skandalit të vëllezërve Xhafaj, një parodi dhe një maskaradë të mirëfilltë destabilizuese, kryeministri Edi Rama e ka ritreguar me nota ironie atë që ka ndodhur këto ditë, që nga zbulimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafajt, tek akuzat për mosekstradimin e tij e deri tek përgjimi i publikuar nga PD.

Rama tregoi në grupin parlamentar se shumë ndjekës në rrjetet sociale i kishin shkruar “Mos e lësho dhe Fatmirin, siç e lëshove Saimirin” fjalë që e kishin bërë të mendohej.

“Kam parë reagimet e njerëzve këto ditë që në mënyra të ndryshme, mos e lësho edhe Fatmirin si lëshove Saimirin, Saliu nuk ka lëshuar vrasës, mos e lësho për të mbajtur karrigen tënde e të tjera me radhë, në këtë diskurs.

Por u them të gjithë atyre që mendojnë kështu se unë mendoj më ndryshe se ata.

Drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqërit të padrejtësive nuk u ka hyrë gjëmbë në këmbë, por duhet tu dëgjojmë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne.

Së pari, ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, as nuk mund e nuk duhet të bëhemi si ata.

Nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi ëngjëj, të paprekshëm e të pagabueshëm.

Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët historikisht jo sot, por edhe sot, marrim përgjegjësi për vendin.

Ne mbajmë përgjegjësi për veten. Nëse ata janë të papërgjeshëm në raport me vendin dhe veten e kanë lënë peng që në vitin 1991. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij në krye të atyre për 30 vjet me radhë, është unë të ngre dhe unë të mbaj, mjafton që të bësh atë që them unë dhe ti mund të vrasësh, djegës apo godasësh dhe unë s’të lëshoj gjallë.

Te ne s’ka qenë kurrë kështu dhe s’ka për të qenë dot kështu. Ne jemi ndryshe, nuk jemi si ata. Nuk është rastësi po të kthesh kokën pas, sa herë atyre u është dhënë mundësia të ndërtojnë qoftë edhe një komunë, kanë shkatërruar e kanë prishur më shumë se sa kanë ndërtuar. Ndërsa ne që nga lindja e PS-së, gjithmonë kemi ndërtuar dhe ndrequr më shumë se sa kemi prishur” u shpreh Rama.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ja si ndikon djathi në sëmundjet e zemrës

  Disa herë është folur për të mirat e djathit, mirëpo si...
Read More