Rama: Pagesa te Rruga e Kombit nuk rifillon pa gjetur zgjidhje

“Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”, tha në Kuvend kryeministri Edi Rama.

Ai ka pranuar se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës.

“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domsdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, u shpreh Rama në Kuvend, ku e pranishme është vetëm maxhoranca.

Por Rama tha se kjo ka qenë risi dhe është nisur nga praktikat ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka kryer informim më herët.

“Do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpmaja psikologjike për njerëit e painfomruar sa duhet dhje pastaj të vendosur në shënjestrën e të tjerëve për tu përdorur si mish për top për axhendat e tyre”, tha Rama.

Kryeministri u shfaq i irrituar, por edhe i lodhur në Kuvend.

Ai tha se qeveria e tij nuk ka rritur taksat, por i ka ulur ato për 97 përqind të qytetarëve. Sipas tij, qeveria e tij po mbledh detyrimet për ujin e energjinë, por kjo nuk do thotë se këto janë taksa.

“Nëse nuk ndërhyjmë sot, thellohet gremina nesër,” tha Rama. “Nuk ka udhëheqës që vendos pagesa me dëshirë”.

Ai shtoi se këto janë reforma të rëndësishme, që nuk kanë për qëllim pushtetin.

Sipas kryeministrit, falë këtyre reformave, Shqipëria nuk përfundoi si Greqia.

“Unë zgjedh të bëj gjënë e duhur”.

********

Ndërkohë në protestë Policia e Shtetit nuk do të ndërhyjë me forcë për të ndaluar protestuesit në bllokimin e katër akseve kryesore rrugore të vendit.

Një urdhër i mbërritur nga Policia e Shtetit, katër komisariateve që mbulojnë zonën ku opozita po bllokon rrugët në shenjë proteste, u ka sugjeruar efektivëve që të evidentojnë personat që marrin pjesë në bllokimin e rrugëve dhe më pas të procedohen menjëherë pas përfundimit të protestës.

Mes personave që marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita do të jenë efektivë policie të veshur civil për të konstatuar çdo detaj të protestës.

Më pas do të kalohet në “Planin B”, duke i proceduar për akuzën tubim i paligjshëm dhe bllokim i akseve rrugore.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qytetarët thirrje kryeprokurores: Mos u përdor nga politika! “Arta Marku si veriore është me djemtë e Kukësit sot!”

  Qytetarët që kanë dalë në mbështetje të qytetarëve të arrestuar para...
Read More