Rama paralajmëron, Tom Doshi i kthehet: Edhe ti do ta bësh vetingun

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, ku tha se nuk do të shpëtojnë as politikanët nga drejtësia e çliruar, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi, raporton TCH.

“Edhe ti do ta bash vetingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, teksa Rama thjesht i hodhi një shikim pa reaguar dhe duke vijuar të fliste për bashkëpunimin e opozitës.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi dhe vetingun, tha se nuk do të mjaftojë vetëm largimi i gjykatësve dhe prokurorëve, ashtu si dhe politikanët, por do të përballen me drejtësinë e çliruar nga të korruptuarit.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

Ai tha se sot Shqipëria ka marrë rekomandimin e pastër për hapjen e negociatave. “Ishim vetëm në këtë sallë, jo në kuptimin e mbështetjes popullore e ndërkombëtare. të gjithë e kujtojmë që në 2016 shiqpëria morri rekomandim për çeljen e negociatave, me nënkupto kushtin që procesi i vetingut të shkonte përpara.

Sot Shqipoëria ka marrë rekomanidmin e pastër, pa kushte sepse vetingu ka filluar të japë rezultatet e para. Në të gjitha aspektet ka një dallim të madh mes fazës që është mbyllur dhe fazës që sapo ka nisur dhe për ta kuptuar këtë dallim shembulli më i thjeshtë është pikërisht procesi i reformës në drejtësi dhe vetingut”, tha ai

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryengritje kundër kancelares Merkel

    Marrëveshja me Socialdemokratët, për të qëndruar sërish kancelare, po i...
Read More