Rama: Për Tahirin nuk ka ardhur asnjë provë, deputetë gjermanë të lidhur me PD-në janë kundër zgjerimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp me kryediplomaten e BE, Federica Mogherini se në Gjermani ka forca që veprojnë kundër zgjerimit.

Ai akuzoi se ka persona të lidhur me Partinë Demokratike, që e minojnë këtë proces.

Sa i përket çështjes së Saimir Tahirit, Rama tha se sërish nuk ka asnjë provë të ardhur kundër tij.

“Unë po e filloj me Mercedes-in, Gjermania nuk është vend skeptik, madje Gjermania është një vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar. Kancelarja gjermane është në krye të një procesi, ku jo rastësisht ajo ka marrë lidershipin për të shpallur një raport të ri me Ballkanin Perëndimor.

Ka forca që janë kundër zgjerimit, një forcë që ka hyrë së fundmi në parlamentin gjerman, është kërcënim për projektin europian. Por edhe brenda koalicionit ka individë, që ne i njohim, të lidhur ngushtë me PD, që ushqehen nga propaganda, ashtu sikur ka edhe nga ata që kanë bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar.

Ajo që është e rëndësishme, është që të përballemi me argumentat. Në procesin e Saimir Tahirit, Kuvendit ka zbatuar në frymë e gërmë gjithçka Komisioni i Venecias ka respektuar për rastet e këtij lloji.

Ne po presim që Prokuroria të kthehet me një provë të vetme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është shumë larg të konsideruarit një trupë e influencuar nga shumica.

Së treti, e thashë dhe po e përsëris: është gjëja më e lehtë që të nxirrën bishta dhe të nxirren alibira, përballë faktit që Shqipëria i ka bërë detyrat dhe ka marrë dëftesën nga komisioni më i pamëshirshëm i provimeve, Komisioni Europian,” tha Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Më thoni në çfarë ore keni lindur, t’ju them çfarë karakteri keni

Zakonisht në momentin që lind një bebe të gjithë interesohen në lidhje...
Read More