Rama përkujton Shote Galicën: Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë e gjallë në legjendë

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook Amarcord, përkujtoi Shote Galicën.

“Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë: Shote Galica (v. korrik 1927)””, shkruan Kryeministri Rama.

Shote Galica, emri i vërtetë i së cilës është Qerime (Halil) Radisheva, lindi në vitin 1895. Shote Galica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare

Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit ajo luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.

Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël).

Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes. Më 3 korrik 1927 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Pashallëqet” e fjalës

  Nga Dr. Mirela Oktrova – Kohë si këto, në të cilat...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.