Rama sfidon biznesin e vogël: Vazhdoni protestat!

Bizneset me një xhiro deri në 80 milionë lekë të vjetra në vit, paguajnë aktualisht 5 përqind tatim-fitim, ndërsa mbi këtë shumë, kjo taksë rritet në 15 për qind.

Kjo, sipas Qeverisë, bën që shumë biznese të deklarojnë bilance të rreme, duke deklaruar më pak se 80 milionë.

Për ta luftuar këtë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj njoftuan nismën e qeverisë për ta rritur këtë tavan në 100 milionë lekë të vjetra/

“Nga 5 për qind, në 15 për qind, kjo bën që shumë prej jush gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan jetojnë nën stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos gënjejë. Tavani do të rritet mbi 100 milionë!”, tha Rama.

Qeveria thotë se nuk kërkon që të vjelë para nga biznesi i vogël për të mbushur buxhetin, por kërkon që ta shndërrojë atë në një aleat për të kontrolluar biznesin e madh.

“Me këtë rritje, ju nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit për të realizuar qëllimin e gjithë kësaj lëvizjeje, që nuk është për të marrë më shumë lek nga ju për buxhetin, por për të mos lejuar që të mëdhenjtë t’u shmangen detyrimeve të shtetit”, u shpreh Kryeministri.

Këto deklarata u bënë gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të biznesit të vogël.

Kryeministri Edi Rama sfidoi biznesin e vogël që të protestojë në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, por e cilësoi protestën të paargumentuar dhe të nxitur politikisht.

“Ju vazhdojeni protestën, por është e dështuar sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë për çfarë flitet. Kështu që nuk i ha njeri këto uljet e qepenave dhe goditjet nga larg me çizmet. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që nuk janë në skemën e TVSH, nuk ka lidhje fare. Protesta le të vazhdojë, është puna juaj, jo e jona”, u shpreh ai.

Deklarata e Kryeministrit u bë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët ndër të tjera u ankuan edhe për taksat vendore, sipas tyre të rritura nga bashkitë.

“Kjo ka ndodhur, ne ul taksat dhe bashkitë i kanë rritur dhe kur ju bëni bilancin dhe thoni që po paguani më shumë, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre pse kanë rritur taksat”, u shpreh ai.

Kryeministri u ndal dhe tek denoncimet për shkeljen e ligjit nga inspektorët tatimorë.

Një përfaqësues i biznesit tha se tatimorët i kanë shkuar 9 herë brenda ditës.

Për këta të fundit, Rama tha se duhen denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes dhe jo t’iu thuhet: “Xhan i vëllait, hajt të të jap një kafe…”

Më tej Kryeministri tha se nuk ka patur denoncime të shumta, gjë që tregon mungesën e vullnetin nga qytetarët për shkelësit e ligjit në administratë.

Kryeministri theksoi se protesta e biznesit të vogël është e dështuar, pasi sipas tij, bizneset që kanë protestuar nuk përfshihen në skemën e TVSH-së.

Konsumi është në trend rritës, protestën vazhdojeni, por dua të them dy gjëra, protesta është e dështuar. Nuk e ha njeri këtë historinë e qepenave, se ju jetoni me llogari, nuk jetoni me propagandë. Por protesta duhet të vazhdojë, puna juaj, s’është puna jonë fare se me kë votoni ju, ç’thoni ju në televizor.”-ka thënë Kryeministri

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meta dekreton shefin e ri të Shtabit të Pergjithshëm: Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të...
Read More