Rama sfidon: Nëse përgjimi del i vërtetë do rishikoj pozicionin tim

“Në Vlorë Dëshmitari X njihet dhe s’ka asnjë të panjohur për Vlorën, njerëzit janë të habitur se si një njeri i marrë fund në rrugët e qytetit të kthehet në një hero mediatik. Të majtë dhe të djathtë janë të skandalizuar”.

Kryeministri Edi Rama tha se nëse Prokuroria do t’i shkojë deri në fund hetimeve për audio-përgjimet e publikuara nga opozita, në të citat pretendohet se është kapur vëllai i ministrit të Brendshëm duke folur për trafikim droge, “njerëzit do të shikojnë diçka tronditëse” pasi në atë përgjim “janë përfshirë struktura”. Në një intervistë me gazetaren Mirela Milori në tv ABC, Rama, nga Gjirokastra, tha se “në rast se audio-përgjimi rezulton i manipuluar, tregon se ka një sulm ndaj ministrit Xhafaj. Ndërsa nëse rezulton i vërtetë, atëherë ne do të duhet të rishikojmë pozicionin tonë”. Kryeministri tha se sulmet e opozitës ndaj ministrit të Xhafaj, nëpërmjet vëllait të tij, dhe Policisë së Shtetit, kanë në sfond luftën kundër krimit të organizuar si dhe trafikut të drogës. “Në Vlorë Dëshmitari X njihet dhe s’ka asnjë të panjohur për Vlorën, njerëzit janë të habitur se si një njeri i marrë fund të rrugët e qytetit të kthehet në një hero mediatik. Të majtë dhe të djathtë janë të skandalizuar”, tha Rama.

Mbështetje për Xhafajn

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur të mos e largojë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas skandalit të vëllait të tij. Rama tha se ka opinion pozitiv për ministrin dhe kjo është e bazuar në fakte. “Unë kam një opinion pozitiv në punën e ministrit bazuar në fakte, në rezultate në përkushtimin e tij në një punë për të çuar përpara transformimin e Policisë së Shtetit. Shenjat e qarta që policia ka dhënë në goditjen e krimit të organizuar, por edhe në disa prekje interesash të fshehta të krimit me politikën e ka vënë në shënjestër ministrin Xhafaj”, u shpreh kryeministri. Sipas kryeministrit të vendit, e gjitha kjo bëhet për të dështuar hapjen e negociatave. Rama u shpreh se historia e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij është një histori e vjetër, të cilën edhe në të shkuarën e kanë prekur mediat dhe opozita.

Përgjimet nuk janë provë

Por Edi Rama sërish ka refuzuar të përgjigjet se si e bëri ai analizën shkencore të video-përgjimit, pa patur zërin e Agron Xhafajt dhe atë të denoncuesit të tij në audio-përgjim (ato i ka vetëm prokuroria). Ai ka pranuar se laboratori i huaj pa emër ka bërë një analizë në bazë të materialit të incizuar nga transmetimi në TV. Por kryeministri përballë insistimit të gazetares Mirela Milori ka pranuar të thotë se në fund të fundit ky është vetëm opinion i tij (që gjithsecili është i lirë të mos e besojë) dhe e vërteta do të dalë vetëm pasi të shprehet në një laborator shkencor i një vendi partner perëndimor. Pasi tha këtë Rama hodhi dhe dorashkën e sfidës. Nëse audio-përgjimi del i vërtetë duhet rishikuar pozicioni im, por nëse del e kundërta duhet rishikuar veprimi i një strukture kriminale, ndëshkimit të së cilës i duhet shkuar deri në fund. Ndërkohë Edi Rama nuk dha asnjë detaj mbi agjencinë dhe për mënyrën si u krye përgjimi. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si u krahasua zëri i Agron Xhafaj nga kjo agjenci me zërin që është në audio-përgjim, Rama nuk mundi të japë shpjegime apo detaje konkrete, por tha se në këtë çështje janë të përfshira “struktura”. Ndërkohë pyetjes se përflitet edhe publikimi i përgjimeve të tjera, Rama nuk ka nguruar që t’i përgjigjet se përgjimet nuk janë provë, dhe se përgjime si i “Babales”, janë qesharake dhe tregojnë se ne nuk kemi opozitë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dilema e pushtetmbajtësit: inflacion apo deflacion pushteti?

Nga Klementin Mile Në shoqërinë moderne pushteti ushtrohet kryesisht në organizata. Ai...
Read More