Rama: Skema ka gabime,por burrat që duan ndihmë ekonomike, të marrin rrugët e protestave…

 

Në fund të fjalës së tij nga Berati, me drejtues vendorë e qendrorë, kryeministri Rama ka folur edhe për një temë të ditës si ndihma ekonomike.

Rama ka treguar përmes një rasti konkret të ndodhur në Berat, se ndihma ekonomike nuk mund të jetë kurrsesi për ata që refuzojnë të punojnë, por për familjet që janë në varfëri reale ekstreme.

“Sa i përket ndihmës ekonomike, në dalje të sallës së teatrit jam ndeshur me një person rreth të 40-ave. Fizikisht shumë i admirueshëm, por kërkonte ndihmë ekonomike.

Në mënyrë të përsëritur i thashë që nga nesër mund të niste punë, në privat, por ai donte patjetër punë në bashki, duke thënë se ata që punojnë nuk kishin asgjë më shumë sesa ai.

Ai pranonte 5.000 lekë ndihmë ekonomike, e nuk pranonte kurrsesi të punonte në privat, nëse nuk siguronte një punë në shtet. Ndihma ekonomike është për ato familje që janë në pamundësi për të punuar dhe në varfëri reale.

Nga kjo vlerësohet varfëria e thellë e jo varfëria nga të refuzuarit për të punuar, sepse ke ndonjë ndihmë nga të afërm që jetojnë në emigracion, e të lejohet luksi i të mos punuarit”,deklaroi Rama.

Por, teksa tregoi se skema është elektronike dhe e sprovuar në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe të Durrësit, ai pranoi se ajo ka edhe një marzh gabimi.

Në këtë aspekt, kryeministri pranoi se nga skema kanë dalë edhe familje që meritojnë të marrin ndihmë ekonomike, por për këtë u justifikua me fondet më të mëdha që u ka dhënë bashkive për këtë qëllim e për të analizuar të gjitha rastet e ankesave për ata realisht në nevojë.

“Do të vlerësojmë cdo rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të çdo familje. Nënat kryefamiljare me fëmijë janë prioritet.

Burrat që duan ndihmë ekonomike, le të shkojnë të marrin rrugat e protestave dhe të paguhen nga organizatorët e protestave.

Ne ndihmë ekonomike për ta nuk kemi. Le t’i grahin protestave se kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë. 300 mijë lekë janë shumë më tepër se 50 mijë lekë që është ndihma ekonomike mesatare.

Për parazitët nuk kemi mundësi të shpenzojmë paratë e marra nga taksat”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kush do ta ndalojë qeverinë anti- korrupsion, brekushet e Ramës?

Nga Spartak Ngjela - Gjithçka po shkon drejt fundit. Donald Lu e paralajmëroi:...
Read More