Rama, superlativa për Erdogan: E admiroja për së largu, ishte frymëzimi im për…

Një herë është katolik, një herë ortodoks, një herë mban Ramazan, një herë shprehet se djali i tij do të bëhet budist…

Ashtu si edhe me besimin fetar, që kryeministri i vendit e përdor vend e pa vend në varësi të rrethanave, edhe për raportin që ai krijon me personalitete të caktuara, ndjek të njëjtën rrugë.

Në rrugëtimin e tij si kryebashkiak, Edi Rama ka folur shumë për burimin nga është frymëzuar.

Por asnjëherë deri më sot nuk kishte folur se frymëzimi i tij kishte qënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Dhe këtë e ka bërë bash në një intervistë ekskluzive për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA).

Rama thotë në interviste se ai e kishte admiruar punën e Erdogan pa e njohur ende. Madje prej tij edhe ishte frymëzuar.

“…Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”, thotë ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

The Weeknd dhe Bella Hadid sërish bashkë

  The Weeknd dhe Bella Hadid duket se janë një hap para...
Read More