Rama u thotë ‘mirmëngjes’ shqiptarëve me videon e tre qytetarëve që po…

Në një kohë kur një pjesë e Shqipërinë është nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video të një nga operacioneve të shpëtimit të tre qytetarëve që rrezikonin të mbyteshin.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’ Rama shprehu vlerësim për punën e forcave të kërkim-shpëtimit që ndodhen në terren prej disa ditësh, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.

Mes të tjerash Rama bën edhe një lutje, duke shtuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

MESAZHI I RAMES:

“MIRËMËNGJES 🙂
dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dokumentet tregojnë se Rusia e ka paguar ish-këshilltarin Flynn

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, ishte paguar...
Read More