Rama viziton SHBA, i ftuar në konferencën më të rëndësishme të lobit izraelit

 

Kryeministri Edi Rama do te jetë i pranishëm ne konferencën me te rëndësishme te lobit izraelit ne Amerike, AIPAC, Komitetit Izraelito-Amerikan për Çështjet Publike, e cila do te mbahet nga 3 deri në 6 mars.

Ka qene vete AIPAC, që ka njoftuar se Kryeministri i Shqipërisë do te jete nje nder folësit ne kete konference, krah emrave te njohur nga e gjithë bota, përfshire dhe Zv.Presidentin Amerikan Mike Pence.

I cilësuar si nje takimet me te rendesishme per politike ne jashtme te Amerikës dhe Izraelit, konferenca e përvitshme e lobit hebre ne Amerike, i cili është nje nder me te fuqishmit ne kete vend, mbledh drejtues shtetesh dhe persona qe kane lidhje me çështjet e Izraelit.

Por ftesa per Edi Ramen, vjen ne kohen kur Shqipëria votoi ne OKB nje rezolute kundër vendimit te Presidentit Donald Trump, i cili vendosi te njihte Jerusalemin si kryeqytet te Izraelit dhe te zhvendoste atje ambasadën.

Nje çështje kjo qe prodhoi debat shume te madh ne politiken e brendshme.

Tashme pritet fjalimi i Edi Rames përpara personave, te cilët nen hije, mund te jene ata qe kane diktuar vendimin e Presidentit Trump, raporton Vizion Plus.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Heroizmi: 5 gra ‘masakrohen’ në Gjenevë. Tre shqiptarë i shpëtuan nga vdekja!

Pas sulmeve tronditëse ndaj disa grave në Gjenevë, policia zvicerane arrestoi disa...
Read More