Rania Al-Abdullah, një mbretëreshë mes popullit

 
 

Rania Al-Abdullah është Mbretëresha e Jordanisë.

E martuar me Mbretin aktual të Jordanisë, Abdullah bin Al-Hussein, ajo është bërë e njohur për mbështetjen në punën e saj që lidhet me arsimin, shëndetësinë, fuqizimin e komunitetit, të rinjtë, dialogun ndër-kulturo dhe mikro-financat.

Ajo është gjithashtu një përdoruese e mediave sociale dhe mban faqet në Facebook, YouTube, Instagram dhe Twitter. Ajo ka dy vajza dhe dy djem dhe i janë dhënë dekorata të ndryshme nga qeveritë.

Rania është e kudo gjendur. Gjithmonë në mbështetje të një kauze, veçanërisht e përkushtuar për edukimin e të rinjve, për personat në nevojë, gjithmonë duke përcjellë shpresë dhe optimizëm.

E kemi parë t’i bëjë thirje botës për kushtet e tmerrshme në kampet e refugjatëve, për abuzimet e tmerrshme me gratë dhe fëmijët. Një mbretëreshë mes popullit, mes lotëve dhe dhimbjeve, që përlotet bashkë me ta, na jep shpresë se bota do të jetë më e mirë!

Shkruar Nga
More from Redaksia

I huaj në vendin tënd. Drama e emigrantit shqiptar

  Drama e emigracionit të gjatë pa mundësi integrimi jashtë apo në...
Read More