Raporti i “Freedom House”, Vasili ka një pyetje therëse, përmend 25 qershorin

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur sot hapur kundër raportit të “Freedom House”, të cilin e cilëson si një deformim të realitetit.

Ndërsa flet për një standard të ulët profesional, Vasili thotë se pas gjithë kësaj qëndron një “hall”. Ai shkon më tej dhe thotë se pas këtij shkrimi ka një sponsor të njëanshëm dhe ngre një pyetje: “Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njeanshmeri ,mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?”

STATUSI I PLOTE
Kush ja mbyll syte Freedom House??

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin nje turp i demokracise.
LSI nuk i ka pranuar kurre si zgjedhje te rregullta. Ne 27 qershor ne emer te LSI si kryetar i saj ne ato zgjedhje i kam konsideruar si zgjedhjet me te shemtuara dhe te papranueshme te pluralizmit dhe si zgjedhje produkt i droges dhe krimit te organizuar te bere njesh qeverine dhe policine e shtetit
Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise.

Freedom House raporton “cuditerisht”qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita.
Kush ja mbylli syte Freedom House pasi
kete turp te 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi te bardhe.

Ka disa pyetje qe kerkojne patjeter pergjigje :
Kujt i sherben deformimi i realitetit? Cfare “halli” e imponon kete standart te ulet profesional? Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njeanshmeri ,mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihme te trasparences se krimit elektoral te 25 qershorit po ju risjell pike per pike se si
OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Me puthje dhe dedikim romantik, si e festoi 40-vjetorin deputeti shqiptar

  Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka festuar sot ditëlindjen...
Read More