Raporti i UNHCR: 10 milionë njerëz pa shtetësi

Rreth 10 milionë njerëz në botë nuk kanë shtetësi, përfshirë 3 milionë të tillë të njohur zyrtarisht.

Ky status, i privon ata nga identiteti, të drejtat dhe shpesh edhe vendet e punës tha agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët.

Rohingat myslimane në Mianmarin me shumicë budiste, përbëjnë minoritetin më të madh të botës të personave pa shtetësi, me rreth 600 mijë prej tyre që i janë larguar dhunës dhe represionit që nga gushti, duke kërkuar shpëtim në Bangladesh.

Në një raport, të titulluar kjo është shtëpia jonë, minoritetet pa shtetësi dhe kërkimi i tyre për status, komisioneri i lartë për refugjatët i kombeve të bashkuara, i kërkoi qeverive ti jepte fund praktikës diskriminuese deri në 2024.

Qeveritë duhet t’i japin shtetësi njerëzve që lindin në territoret e tyre dhe të lehtësojnë natyralizimin për ata që prej kohësh kërkojnë shtetësinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kate Hudson ndryshon krejtësisht pamjen e saj

Aktorja Kate Hudson është parë rrugëve të New Yorkut me një ndryshim...
Read More