Raporti: Sivjet u zbuluan 60 mijë rrënjë kanabis, vjet 2.5 mln

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e premte. Ai do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Raportohet nga mediat se gjatë këtij aktiviteti do prezantohet edhe raporti italian për kanabisin.

Në raport theksohet se sivjet janë zbuluar vetëm 60 mijë rrënjë kanabis në Shqipëri, kurse vjet u zbuluan 2.5 milion rrënjë. E thënë ndryshe, vetëm 1 përqind e vitit të shkuar.

Po ashtu në raport thuhet se janë sekuestruar dy herë më shumë hashash në Itali, rreth 40 milion ton.

Teksa njoftoi për vizitën e Ministrit, Ministria e Brendshme përcolli për mediat edhe axhendën e tij gjatë ditës së nesërme.

Axhenda:

Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB).

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë.

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis” (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore).

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ne dhe/apo “Balena blu”

Nga Dr. Mirela Oktrova Ndërsa e gjithë shoqëria vazhdon të jetë ende...
Read More