Rashel Kolaneci kthehet si modele, vërshojnë komentet për pamjen prej kukulle të 17- vjeçares

Pas largimit nga “Xing me Ermalin” dhe rishfaqjen në tjetër ekran si e ftuar në programin e Edi Manushit ku flitet për sportin, Rashel Kolaneci sapo ka realizuar një set të nxehtë fotosh. Duke pozuar për fotografin e talentuar të VIPave, Juxhin Kurtin, Rashel ka sjellë një set ndryshe realizuar në këtë sezon vjeshtë-dimër.

Rashel Kolaneci 1

Picture 1 of 4

Me portret perfekt dhe linja të rrumbullakosura, ajo shfaqet provokuese në fotot që ka postuar në Instagram. Nuk kanë munguar komentet komplimentuese, shumë prej të cilëve e krahasojnë me kukullat, pasi duket se ka gjithçka në perfeksion në pamjen e saj. Sezonin e kaluar, Rashel Kolaneci u përfol si “new entry” në televizionet shqiptare, që tërheq vëmendjen me format seksi.

Që në fillimet e saj si velina e Ermal Mamaqit, sportistja e kickbox-it bëri përshtypje me pozat e saj gjatë një koleksioni fustanesh nusërie të vitit 2017, duke treguar anën e saj sensuale.

Edhe në ato poza ishte fotografi Juxhin Kurti që solli karakterin e saj ndryshe, duke përfaqësuar imazhin e nuses 17-vjeçare. Pozat zbuluan anën tjetër të medaljes pasi ishim mësuar që Rashelën ta shihnim në ring apo në palestër. Vajza me tipare mesdhetare arriti të ketë famën e menjëhershme, pasi çdo të shtunë prezantonte të rejat e javës në “Xing”.

Gjatë këtij programi ajo bëri bujë pasi mundi në ringun e boksit reperin Noizy, një ish-lojtar Kick-Box-i, po ashtu në Londër. Për linjat trupore është komentuar shpesh duke aluduar për ndërhyrje estetike, por ajo ka treguar se kirurgët e saj të vetëm janë prindërit. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve me stafin e “Xing”, ajo vendosi të largohej në messezon, duke u zëvendësuar nga një tjetër modele e ardhur nga Milano, Kejvina Kthella.

PO KUSH ËSHTË RASHEL, GJIMNAZISTJA QË U BË E FAMSHME SA HAP E MBYLL SYTË

Që natën e parë kur u pa të shoqëronte Ermal Mamaqin në programin “Xing”, shumë kureshtarë shfaqën interes për të mësuar më shumë rreth Rashel Kolanecit. Ajo është maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë dhe krahas studimeve, ka zhvilluar edhe pasionin e saj për sport si dhe fushat e artit, kryesisht modë. Edhe pse Rashel ka nisur rrugëtimin e saj në televizion, në një rrëfim të fundit për mediat ajo ka veçuar si prioritet rezultatet në shkollë.

“Ndiej kënaqësi kur kohën e shfrytëzoj dhe e kaloj në mënyrë produktive, kështu që stërvitja në palestër, studimet, modelingu apo edhe angazhime të tjera janë pjesë e përditshmërisë sime”, ka treguar ajo.

Por edhe pse i pëlqen bota e televizionit, Rashel tregon se nuk konsumon shumë kohë para televizorit, pasi sipas saj prej kësaj botë virtuale mund të përfitosh informacion, argëtim, komunikim, etj.”

Në lidhje me komentet që i bëjnë asaj në rrjetet sociale, ajo thotë: “Kurioziteti dhe vëmendja ndaj komenteve apo kritikave konstruktive nuk më mungon, qoftë edhe ndaj komplimenteve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përplasen dy të rinjtë në shinat e trenit, humbin jetën në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku...
Read More