Rasti tronditës i basketbollistit të plagosur



eraldo kolloviNjë basketbollist 18-vjeçar nga Vlora, pjesëtar i ekipit të Flamurtarit, ka bërë një rrëfim shokues për gazetën Panorama.

Ai thotë se e kanë plagosur dy moshatarët e tij, por pavarësisht se rrezikoi jetën, Policia e Vlorës e ka liruar autorin e krimit.

Eraldo Kollovi thotë për Panoramën se e kanë goditur me thikë më 28 prill dhe ka rrezikuar jetën.

“Ka qenë data 28 prill, rreth orës 1 të drekës. Kisha dalë nga shkolla me dy shokë të mi dhe po bëja rrugën për në shtëpi. Rrugës pashë shokun e klasës, R.K, me një djalë tjetër, pak a shumë mosha jonë. Më thirri për të shkuar tek ai. Iu drejtova, ndërsa i afrohesha të mos më thoshte më ‘O Kolli’. Ky menjëherë me një thikë më qëlloi në krah dhe në bark, tehu më kapi mëlçinë, ndërsa shoku i tij më qëlloi me grushte”.

Pasi kaloi shtatë ditë në spital, ai shkoi në Drejtorinë e Policisë së Vlorës por nuk i dhanë asnjë përgjigje për çështjen e tij.

“Shkova te prokurori. Më tha se autori nuk ishte arrestuar, por ishte lënë detyrim paraqitje. Kur doja të dija pse, më tha: Shko pyet Saimir Tahirin pse! Mora vesh që as në gjykatë nuk kishte shkuar, por ishte lënë i lirë nga policia”.

“U ndjeva shumë keq. E para, se nuk më dhanë informacion, nga policia dhe çdo gjë kaloi në fshehtësi. Dhe së dyti, askush nuk mori përgjegjësi, duke e bërë shumë të lehtë ngjarjen”.

Ndërkohë raportohet se autori i dyshuar i krimit është arestuar.

Ai është Rei Kapllani dhe mësohet se ka humbur ndjenjat kur e kanë marrë në pyetje.

Neës24 thekson se plagosja e adoleshentit ishte cilësuar një plagosje e lehtë nga Mjekësia Ligjore.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Shtetësia shqiptare “shitet” për 2 milion euro

Ligji për punësimin e të huajve do t’u nënshtrohet sërish ndryshimeve. Shtrëngohen...
Read More