Reagimet për Tahirin…. dhe a do të jetë Spartak Braho deputeti në vend të tij?

Dorëheqja e Saimir Tahirit, nga pozicioni i deputetit të Kuvendit është një teatër qesharak.

Kështu u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, në një prononcim për mediat.

Sipas Kryemadhit, Tahiri u bë kurban i perandorisë së madhe të drogës, së drejtuar nga Rama.

“Ky është një teatër qesharak. Tahiri është një ushtar i vogël i perandorisë së madhe të drogës të drejtuar nga Rama. Shqiptarët sot janë më të varfër dhe Rama e banda e tij më e pasur.

Ky është problemi i shqiptarëve. Tahiri vrapojë për të mbrojtur mandatin, duke u shfaqur në kuvend pas gjashtë muajsh, ndërsa sot hodhi lot krokodili për të mbrojtur shefin e tij”, tha Kryemadhi.

Dorëheqja e Saimir Tahirit nga posti i deputetit mund të kthejë sërish në Parlament ish-deputetin e LSI, Spartak Braho.

Gjatë dy seancave të fundit në Kuvend, Saimir Tahiri u bë ‘i gjallë’.

Koha përkonte pikërisht me djegien e mandatit të tij si deputet.

Mediat komentuan gjerësisht se kjo është arsyeja se përse ai po shfaqet në seancë.

Por një ditë pasi mazhoranca e mbrojti Tahirin në komisionin hetimor, vjen një lëvizje e beftë.

Tahiri e dorëzoi mandatin, për t’u përballur me drejtësinë.

Çfarë fshihet pas kësaj lëvizje dhe përse Tahiri e bëri një veprim pikërisht tani?

Arsyet e vërteta nuk janë thënë publikisht, por ironia qëndron.

Tahiri tentoi që të mbronte mandatin para pak ditësh dhe tani e dorëzoi vetë.

“Nje pyetje e thjeshte: Nese Tahiri kishte ndermend te dorezonte mandatin, pse mori pjese ne seancen e fundit para djegies se mandatit, me 19 Prill?

Pergjigje e thjeshte: Sepse Tahiri nuk kishte ndermend te dorezonte mandatin deri para vizites se Edi Rames ne Berlin.

Per ata qe luajne bridge (se une nuk di poker), dorezimi i mandatit eshte nje bllof infantil i çiftit Rama-Tahiri per t’u dukur se Rama nuk e mbron me imunitet politik Tahirin, siç i ka premtuar kancelares Merkel, duke ia lene te gjithe pergjegjesine Prokurorise! Te njejtes Prokurori qe e perdor si te doje ndaj kujt te doje!” shkruan në FB Elona Meço, drejtoresha e zyrës së shtypit në PD.

Spartak Braho është i radhës në listë dhe i takon atij të zëvendësojë të larguarin Saimir Tahiri.

Por i kontaktuar nga Top Channel, Spartak Braho nuk është bindur ende nëse do ta pranojë apo jo mandatin e deputetit.

Në rast se zoti Braho nuk do ta pranonte mandatin, atëherë atë do ta merrte kryetari i FRESSH, Elio Hysko.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Messi mbushi 31 vjeç, nga e mori një urim prekës…

  Ylli argjentinas i futbollit, festoi ditëlindjen, ai mbushi 31 vjeç në...
Read More