Reagimi i parë në faqen e Izet Haxhiajt: E vërteta zhytet, por…… Do të rihapet dosja “Hajdari”

Mbrëmjen e së martës, Izet Haxhia, ish-truproja në vitet ’90 i zotit Sali Berisha, u ekstradua nga Turqia, ku ai jetonte prej shumë vitesh.

Avokati i Izet Haxhiajt foli për mediat të mërkurën pas një takimi me klientin e tij.

Avokati Fran Dashi tha se beson se do të rihapet dosja ndaj Haxhisë.

Sipas tij, kjo do ndodhë për shkak se gjykimi është bërë në mungesë.

“Gjykimi i tij është bërë në mungesë në të gjitha shkallët e drejtësisë ndaj Izet Haxhisë. Besojmë se do rihapet dosja,”tha Dashi.

“Haxhia nuk ndjehet i rrezikuar për jetën,” komentoi ai interesin e gazetarëve.

Haxhia është një ndër të akuzuarit kryesorë për vrasjen në në vitin 1998 të deputett demokrat Azem Hajdari, pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Në vitin 2002 gjykatat shqiptare e dënuan Haxhinë me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Haxhija nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën. Ai u arrestua në vitin 2006 nga autoritetet turke, por megjithë kërkesat e përsëritura për ekstradimin e tij, ai nuk u transferua asnjëherë në Shqipëri, por qëndroi në Turqi me detyrimin për të mos dalë jashtë saj. Vetëm në shkurt të këtij viti Drejtësia turke vendosi ekstradimin, ndërsa Haxhia, njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook se ishte vetëdorëzuar pranë autoriteteve turke.

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie në Burgun 302 në Tiranë.

Haxhia, i cili vitet e e fundit ka qenë mjaft aktiv duke dhënë prononcime të shumta publike dhe intervista, është shprehur se do të kërkoj të rihapen hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit, gjë të cilën e rikonfirmoi edhe avokati i tij. “Gjyqi dhe vendimi ndaj tij janë bërë në mungesë. Haxhia nuk ka patur mundësi të shprehet dhe t japë qëndrimin e tij. Do të kërkojmë rihapjen e dosjes”, është shprehur për mediat avokati Fran Dashi.

Sot, faqja e tij e FB ka qenë aktive, pasi paradite është postuar një këngë e Alban Skenderajt, me një dedikim. Fjalët me siguri jane të së dashures së Izetit, e cila ka marrë në dorë llogarine e tij në rrjetet sociale.

Statusi sot:

izeti nga burgu

Ti je forca ime, ti je shkembi im, ti je i miri im, Izet Haxhia!
Jam edhe une me ty, ne ate qeli… Dhe do te jem, kudo qe te jesh!
Zoti eshte me ty, sepse ti je me Te Verteten! Qe zhytet, por nuk mbytet kurre!!
Mire se u ktheve ne Atdheun tend, tonin, Dashuria ime e pamposhtur!
Nuk je vetem♥️

Shkruar Nga
More from Redaksia

Edi Rama nuk është aq i fortë sa duket

Nga Ervis Iljazaj Ndërkohë që priten me kuriozitet emrat e ministrave të...
Read More