Reagimi i Putin dhe dyshimet e mediave: Çfarë thithën lojtarët rusë?

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar pasi kombëtarja u eleminua në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia, pas ekzekutimit të penalltive.

Organizatorët e turneut e mbyllën me nder aventurën e tyre në këtë Botëror, teksa kujtojmë që ishin ata që eliminuan Spanjën pretendente në fazën e 1/8-ave.

Putin pas eleminimit ka vlerësuar karakterin e fortë të futbollistëve të Kombëtares ruse, duke thënë se ata do të jepnin jetën në fushën e lojës.

“Ne kemi humbur një ndeshje të mrekullueshme. Ata janë përsëri të jashtëzakonshëm për ne, ata janë heronj. Lojtarët donin të vdisnin në fushë, ne jemi krenarë me ta”, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Mësohet po ashtu se Putin ka ftuar trajnerin dhe lojtarët e kombëtares ruse në presidencë për të diskutuuar më shumë rreth ecurisë së skuadrës në Botëror.

Derimë tani Rusia ka dhënë një shembull të mirë dhe për organizimin e këtij eventi sportive, ku nuk janë shënuar incidente në asnjë nga ndeshjet, apo në rrugët e qyteteve.

Por pas ndeshjes me Kroacinë, mediat gjermane spekuluan se lojtarët rusë po thithnin një substancë të dyshimtë.

Bild shkruan se mund të jetë doping, kurse ekspertët thanë se ishte amoniak.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mascherano i frikëson të gjithë: Ju tregoj gjendjen e rënduar të Messi-t

  Javier Mascherano thotë se Lionel Messi është i dëshpëruar dhe i...
Read More