Reagon ambasada e SHBA-ve: Dhuna në Kuvend e papranueshme. LLalla refuzonte të hetonte politikanët

Pas incidenteve të ndodhura sot në Kuvend ka reaguar përmes një deklarate Ambasada Amerikane në Tiranë.

Dënohet dhuna, si dhe sulmohet sërish ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, për të cilën ambasada amerikane thotë se refuzonte të ndiqte penalisht politikanët.

Më poshtë deklarata e plotë:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë.

Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin.

Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.

Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.

Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.

Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë.

Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi.

Dhe politikanët kanë frikë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dosja, dëshmitë/ Vrasja e gjyqtares, fëmijët: Kur ne qanim, babi qeshte

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Fadil Kasemin i akuzuar...
Read More